Flash

Tragjedi në xhirimet e filmit “Rust”, Alec Baldwin vret një kineaste dhe plagos regjizorin

Lapsi.al 22 October 2021
Tragjedi në xhirimet e filmit “Rust”, Alec Baldwin vret

Aktori amerikan Alec Baldwin qëlloi me armë zjarri dhe vrau një kineaste dhe plagosi regjisorin në një film të xhiruar në Neë Mexico, thanë të enjten oficerët e zbatimit të ligjit amerikan. Incidenti ndodhi në xhirimet e filmit “Rust” në shtetin jugperëndimor të SHBA-së, ku Baldëin luan rolin kryesor në një ëestern të shekullit të 19-të.

Kineastja Halyna Hutchins dhe regjisori Joel Souza u qëlluan kur një armë zjarri u shkrep nga Alec Baldwin”, tha sherifi në Santa Fe në një deklaratë.

Hutchins, 42 vjeçe, u transportua në spital me helikopter, por vdiq nga plagët e marra, ndërsa Souza, 48, u dërgua me ambulancë dhe po merr trajtim.

“Zoti Baldwin u mor në pyetje nga detektivët. Ai dha deklarata dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre. Ai erdhi vullnetarisht dhe ai u largua nga ndërtesa pasi mbaroi intervistat e tij. Asnjë akuzë nuk është ngritur dhe asnjë arrestim nuk është bërë”, tha zëdhënësi i sherifit të Santa Fe, Juan Rios për AFP.

Incidenti ndodhi në Bonanza Creek Ranch, një vend prodhimi pranë Santa Fe, i cili është mjaft i përdorur nga kineastët e Hollivudit. Setet e filmave zakonisht kanë rregulla të rrepta për përdorimin e armëve, por aksidente kanë ndodhur. Më e famshmja, Brandon Lee, djali i legjendës së arteve marciale, Bruce Lee, vdiq gjatë xhirimeve të “The Crow” pasi u qëllua nga një armë që supozohej të mos kishte plumba.

Një deklaratë e përbashkët nga John Lindley dhe Rebeëa Rhine e Shoqatës Ndërkombëtare të Kinematografëve tha se lajmet për vdekjen e Hutchins ishin “shkatërruese”.

Të këshilluara

Celine Dion zbulon lajmin e keq për fansat

Së fundmi  këngëtarja Celine Dion ka dhënë një lajm të keq për fansat e saj. Përmes rrjetit social, Instagram, Celine ka zbuluar se për shkak të problemeve m...

14:21

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI