Flash

OBSH: COVID-19 mund të ketë vrarë mbi 80 mijë punonjës shëndetësorë

Lapsi.al 22 October 2021
OBSH: COVID-19 mund të ketë vrarë mbi 80 mijë punonjës

COVID-19, sëmundja që shkakton koronavirusi, mund të ketë shkaktuar vdekjen e 80,000 deri në 180,000 punëtorëve shëndetësorë në botë, ka thënë të enjten Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Kjo kategori duhet të ketë prioritet për vaksinim, ka thënë shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, teksa ka kritikuar padrejtësinë në shpërndarje të vaksinave. Vdekjet kanë ndodhur në periudhën janar 2020 deri në maj të këtij viti.  Më herët, një tjetër zyrtar i lartë i OBSH-së, ka paralajmëruar se mungesa e vaksinave mund ta vazhdojë pandeminë edhe në vitin e ardhshëm. Aktualisht në botë besohet se janë 115 milionë punëtorë shëndetësorë.

“Të dhënat nga 119 shtete sugjerojnë se mesatarisht dy në pesë punëtorë shëndetësorë në botë janë plotësisht të vaksinuar”, ka thënë Tedros. “Mirëpo natyrisht, kjo mesatare fsheh dallime të mëdha në mes të rajoneve dhe gjendjeve ekonomike”.

Më pak se një në 10 punëtorë shëndetësorë është i vaksinuar plotësisht në Afrikë, ka thënë ai, në krahasim me tetë në 10, në vendet e pasura. Më pak se 5 për qind e popullsisë së Afrikës është vaksinuar kundër koronavirusit, në krahasim me 40 për qind në shumicën e kontinenteve tjera. Shumica e vaksinave janë shpërndarë në vendet kryesisht të pasura./REL

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Dita nis me vranësira

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës vë territorin shqiptar do mbizotërohet nga kthjellimet dhe kalime vranësirash, të cilat më të theksuara do të jenë në zonën...

07:42

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI