Flash

Mero Baze: Edhe Lulzim Basha iu bashkua betejës time kundër kriminelit Berisha

Lapsi.al 22 October 2021
Mero Baze: Edhe Lulzim Basha iu bashkua betejës time kundër kriminelit

Prej disa ditësh Sali Berisha po sjell si provë të bashkëpunimit me Ramën të "pengut" të tij Lulzim Basha, faktin që shumë nga gazetarët dhe analistët pro Rama tani janë rreshtuar në mbrojtje të liderit demokrat. Pikërisht për këtë aludim që mëton të vërtetojë një lidhje okulte mes kryeministrit dhe kryeopozitarit, është përgjigjur me një editorial në gazetën Tema Mero Baze.

Ai ka bërë një historik të luftrave të tij me Berishën dhe aleancave që ka bërë për këtë qëllim duke argumentuar se ai nuk po mbështet Bashën, por është Basha që ka përqafuar idenë e tij: "Tani që Lulzim Basha ka ardhur tek pozicioni im, unë thjesht jam i gëzuar, dhe pse jo, mirënjohës. Të gjithë e kanë një ditë të tyre që e kuptojnë që Sali Berisha është një kriminel. Mund ta kuptojnë për arsye personale, politike, shtetërore apo ndërkombëtare, kjo ka pak rëndësi" ka shkruar Baze.

Ndonëse ajo që thotë gazetari është e vërtetë, pra që Basha u konformua me idenë se Berisha është një minues i demokracisë dhe hajdut i fondeve publike sipas DASH, formalisht lideri demokrat pretendon se ai nuk e ka përjashtuar por vetëm e ka pezulluar përkohësisht Sali Berishën.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI