Flash

Kontrolle për vjedhje të energjisë elektrike, arrestohen 12 persona

Lapsi.al 21 October 2021
Kontrolle për vjedhje të energjisë elektrike, arrestohen 12

Policia e Shtetit ka evidentuar 31 raste të shkeljes së vjedhjes së energjisë elektrike në qytete të ndryshme të vendit.

Uniformat blu bëjnë me dije se 12 persona janë arrestuar, 12 janë proceduar penalisht dhe 7 të tjerë janë shpallur në kërkim

Nga kontrollet e kryera në Tiranë janë arrestuar në flagrancë shtetasit H. D., A. Ç., L. K. dhe S. A., janë proceduar penalisht shtetasit Th. K., Sh. Rr. dhe B. L., si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit K. S., A. Rr. dhe D. K.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasit D. B. dhe  A. Sh., si dhe shpallën në kërkim shtetasin N. H., 55 vjeç.

Ndërkohë Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasit A. S. dhe L. L., si edhe proceduan penalisht shtetasen M. H. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u shpall në kërkim shtetasi L. A.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan janë arrestuar në flagrancë shtetasit Z. I. dhe T. B., 58 vjeç.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër u arrestua në flagrancë shtetasi B. I. dhe u proceduan penalisht shtetasit T. N. dhe F. N. Nga Komisariati i Policisë Vau i Dejës u procedua penalisht shtetasja Z. D.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Korçë u arrestua në flagrancë shtetasi F. M. dhe u procedua penalisht shtetasja N. M.

Sipas specialistëve për Hetimin e Krimit u shpallën në kërkim shtetasit A. Ll. dhe Q. P., si dhe u proceduan penalisht shtetasit L. P. dhe M. L.

Gjithashtu nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë u procedua penalisht shtetasi Gj. C., ndërsa nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin u procedua penalisht shtetasi N. Gj.

Strukturat e Policisë do të vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë.

Të këshilluara

Kosova rrit numrin e pjesëtarëve të FSK-së

Kosova do të rrisë numrin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës për 840, tha ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë një konference për media në Pris...

14:04

Johnny Depp në Serbi me dhurata për Vuçiçin

Aktori i njohur, Johnny Depp, ka mbërritur në Beograd për premierën e serialit të tij të animuar të prodhuar në Serbi “Pafini”, prodhuar nga “Archangel Studio” ...

13:38

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI