Flash

Ilaçe kontrabandë dhe teste Covid-19 në Durrës/ Në pranga 4 persona, mes tyre 2 doganier

Lapsi.al 21 October 2021
Ilaçe kontrabandë dhe teste Covid-19 në Durrës/ Në

Një sasi medikamentesh dhe testesh të shpejta për koronavirusin u sekuestruan këtë të enjte në Durrës. Në operacionin policor të koduar “Porosia”, efektivët kanë ndaluar në lagjen nr.13 të qytetit bregdetar një mjet furgon tip “Mercedes Benz”, me drejtues 35-vjeçarin me iniciale G. K. dhe pronar 57-vjeçarin me iniciale B. Ll. Gjatë kontrollit në këtë mjet janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi medikamentesh të ndryshme mjekësore, kamera sigurie dhe Rapid Test Antigen, njofton policia.

Të dy shtetasit nga Kosova jetojnë në Londër dhe nuk dihet se ku po i dërgonin barnat. Hetimet kanë zbuluar dhe dy doganierë, si të përfshirë në kontrabandën e këtyre produkteve. Katër të dyshuarit do të hetohen më tej nga Prokuroria e Durrësit për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda me mallra të licencuara” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Të këshilluara

Navalny fiton Çmimin Sakharov

Udhëheqësi i burgosur i opozitës ruse, Aleksei Navalny, fitoi Çmimin Sakharov për Lirinë e Mendimit. Çmimi vjetor i Parlamentit Evropian iu nda atij për, siç u ...

10:10

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI