Flash

Ekstremistët e djathtë serbë: Do të mblidhemi në veri të Kosovës

Lapsi.al 21 October 2021
Ekstremistët e djathtë serbë: Do të mblidhemi në veri

Organizata ndërkombëtare Aleanca për Paqe dhe Liri (The Alliance for Peace and Freedom – APF), e cila mbledh ekstremistët e djathtë po planifikon një tubim në veri të Kosovës.

Udhëheqësi i lëvizjes me orientim të djathtë “E djathta serbe nga Serbia”, Misha Vaçiç tha për REL se qëllimi i tubimit do të jetë të ofrohet mbështetje ndërkombëtare për serbët në Kosovë.

“Që ta shohin serbët se nuk janë vetëm vëllezërit tanë tradicional – të tipit rusët dhe grekët – por, që ekzistojnë në të gjithë popujt e Evropës njerëz që kanë qëndrim politik se Kosova është Serbi”, tha Vaçiç.

Aleanca për Paqe dhe Liri (APF) bashkon partitë dhe lëvizjet politike të ekstremit të djathtë në të gjithë Europën. Anëtarë të Aleancës, ndër të tjerë, janë edhe Partia Forza Nuova nga Italia, Fronti Kombëtar Francez, ndërsa që bashkëpunon edhe me organizatën greke të ndaluar neo-naziste, Agimi i Artë.

Gjatë konferencës së saj  “Kombet e Evropës”, të organizuar më herët në Hotel Moska në Beograd , u dëgjuan mesazhe që mohonin pavarësinë e Kosovës.

Vaçiç më parë ka qenë udhëheqës i lëvizjes së krahut të djathtë Nashi 1389 (Tanët 1389), ndërsa në vitin 2017 themeloi lëvizjen “E djathta Serbe”, e cila përmend veç të tjerash angazhimin për të hyrë në një aleancë ushtarake me forcat e Lindjes, si dhe e hedh poshtë mëvetësinë e Kosovës.

Të këshilluara

Navalny fiton Çmimin Sakharov

Udhëheqësi i burgosur i opozitës ruse, Aleksei Navalny, fitoi Çmimin Sakharov për Lirinë e Mendimit. Çmimi vjetor i Parlamentit Evropian iu nda atij për, siç u ...

10:10

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI