Flash

Celine Dion zbulon lajmin e keq për fansat

Lapsi.al 21 October 2021
Celine Dion zbulon lajmin e keq për fansat

Së fundmi  këngëtarja Celine Dion ka dhënë një lajm të keq për fansat e saj.

Përmes rrjetit social, Instagram, Celine ka zbuluar se për shkak të problemeve me shëndetin është detyruar të shtyjë të gjitha koncertet e parashikuara për t’u mbajtur në Las Vegas."Ekipi im dhe unë kemi punuar për shfaqjen tonë për tetë muajt e fundit dhe të mos jesh në gjendje të këndoj këtë nëntor më trishton përtej shpjegimit. Më vjen veçanërisht keq për zhgënjimin e të gjithë fansave që bënë planet e tyre për të ardhur në Vegas. Tani më duhet të përqendrohem që të bëhem më mirë. Unë dua t’i kapërcej të gjitha këto sa më shpejt të jetë e mundur", u shpreh këngëtarja. Dion është vënë shpesh në qendër të vëmendjes për peshën e saj duke nxitur aludimet se vuan nga ndonjë sëmundje. Mirëpo, në një intervistë për BBC, ajo deklaroi se rënia e saj drastike nga pesha vjen për shkak të baletit.

Të këshilluara

Ky është projekti më i ri Billie Eilish

Billie Eilish është një nga këngëtaret më të dëgjuara të viteve të fundit. Pavarësisht moshës së re ajo ka arritur suksese të jashtëzakonshme. Por mesa duket, k...

10:22

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI