Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

U shkarkua nga KPK, reagon gjyqtarja Manjola Bejleri: Vendim i padrejtë

Lapsi.al 20 October 2021
U shkarkua nga KPK, reagon gjyqtarja Manjola Bejleri: Vendim i padrejtë

Një vendim  të padrejtë e ka konsideruar vendmin e sotëm të KPK gjyqtarja Manjola Bejleri. Në një reagim për mediat, Bejleri deklaron se vendimi është në kundërshtim me ligjin dhe të gjitha provat e paraqitura sipas saj në proces.

“Relacioni i KPK ishte i mbështetur në të pavërteta, hamendësime dhe në shifra të manipuluara e të dyfishuara qëllimisht në mënyrë flagrante. Unë kam një karrierë prej mbi dy dekadash si gjyqtare, kam gjykuar me mijëra cështje dhe e kam shumë  të qartë që kam prekur dhe shumë interesa.”

Reagimi i plotë:

Ky eshte nje vendim haptazi i padrejte, ne kundershtim me ligjin dhe te gjithe provat e paraqitura. Relacioni i KPK ishte i mbeshtetur ne te paverteta, hamendesime dhe ne shifra te manipuluara e te dyfishuara qellimisht ne menyre flagrante. Une kam nje karriere prej mbi dy dekadash si gjyqtare, kam gjykuar me mijera ceshtje dhe e kam shume te qarte qe kam prekur dhe shume interesa.

Nga zhvillimi i seances degjimore u duk qarte qe komisioni nuk i kishte lexuar e studiuar fare prapesimet e mia dhe ato dhjetera prova te paraqitura nga une rishtazi, qe evidentonin gabimet e renda te tyre per analizen time financiare. Nje komision qe zhvillon seance degjimore prej disa oresh, pa dosje perpara dhe pa bere asnje pyetje te vetme, tregon qarte qe vendimi ishte i paracaktuar.

Ky vendim nuk e cenon aspak dinjitetin dhe integritetin tim profesional, por me vjen keq qe i gjithe kontributi im i dhene prej shume vitesh per te drejten dhe Reformen ne Drejtesi, te gjykohet nga nivele dhe ne standarte te tilla. Kam luftuar gjithmone per te drejten dhe do te vazhdoj ta bej.

Të këshilluara

Rama: Kurrë më dialog anglisht me opozitën

Kryeministri Edi Rama në konferencën e sotme me Ambasadorin e BE Luigi Soreca, ka lënë të kuptohet se është i gatshëm të diskutojë me opozitën propozimet për nd...

10:32

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI