Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Rama: Kurrë më dialog anglisht me opozitën

Lapsi.al 20 October 2021
Rama: Kurrë më dialog anglisht me opozitën

Kryeministri Edi Rama në konferencën e sotme me Ambasadorin e BE Luigi Soreca, ka lënë të kuptohet se është i gatshëm të diskutojë me opozitën propozimet për ndryshimet kushtetuese të bëra prej saj. Një ditë më parë, PD publikoi tre propozime për ndryshime kushtetuese, sa i përket reformës zgjedhore, reformës territoriale, si edhe nisjen e vetingut në politikë.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Soreca, I cili ka shprehur gatishmërinë e tij për të ndihmuar palët në dialog duke thënë se pikërisht ballafaqimi është e vetmja rrugë për të ecur përpara.

“Ne kemi vijuar të përmendim dialogun dhe konsensusin mes partive. E kemi bërë në shumë pjesë. Kemi mirëpritur rikthimin e opozitë në Kuvend. I inkurajojmë të dy palët të ulen dhe të diskutojnë ata temat. Nëse na kërkohet të japim asistencës do të shikojmë nëse është e mundshme dhe të ndihmojë politikën në Shqipëri” tha Soreca.

Por Rama ka përjashtuar kategorikisht që ndërkombëtarët të jenë pjesë e tryezave mes palëve politike në Shqipëri. Sipas Ramës nuk do të ketë më diskutime në anglisht, pasi diskutimet duhet të bëhen vetëm përmes palëve politike dhe nuk është e nevojshme prania e ndërkombëtarëve.

“Kushtetuta siç është nuk ka asnjë problem që krijohen nga mos respektimi i saj . Vetëm Biblën dhe Kuranin nuk e ndryshojmë pasi të tjerat do ndryshohen edhe kushtetuta. Së treti një reformë e thellë kushtetuese. Mund të ketë vend për diskutim por është ndërmarrje që kërkon angazhim tjetër dhe shumë kohë. Unë në parim jam për ndryshimin dhe ka gjithmonë mundësi për ndryshim dhe asgjë nuk mund të ndryshohet. Janë shtysë për të shkuar para. Nuk jemi në këtë moment sot dhe nuk është në qëllimet tona. Nuk na duket se është domosdoshmëri.” tha Rama.

“Mes qeverisë dhe opozitës në Anglisht nuk do bëhet më. Nuk kemi arsye për ti vënë në pozitë ambasadorët. Këta i kanë përkthyesit. Kanë në radhë të parë interesin strategjik . Edhe BE edhe SHBA kanë interes për të pasur Shqipërinë të integruar dhe patjetër kanë dije më të madhe se tonën që mundtë na e japin. Kur na duhen ata janë këtu. Por dialogje më anglisht mes shqiptarësh mund të ketë, por pa praninë e PS dhe pa praninë time dhe përderisa unë të jem Kryeministër.” tha Rama më tej.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI