Flash

Përveç muzikës edhe diçka tjetër ka rënë në sytë e publikut në klipin e ri të Adele

Lapsi.al 20 October 2021
Përveç muzikës edhe diçka tjetër ka rënë

"Easy On Me", video e fundit e Adele, e cila çdo ditë e më tepër vazhdon regjistron mijëra klikime, ka rënë në sy edhe për një detaj shumë të rëndësishëm që po dominon vjeshtën: lëkurën.

Gjithçka që u pa në mes të një dhome të çrregullt, e vendosur paralel me ndjesinë e dhimbjes, mund të jetë torturuese, por të gjithë ju e keni parë sa bukur dukej Adele në "Easy On Me".

Palltoja e saj prej lëkure të pastër në videon shoqëruese bardh e zi është obsesioni ynë i ri i modës së vjeshtës. E krijuar enkas nga Lanvin, Adele e kombinoi pallton me shkëlqim me një golf portokalli dhe pantallona me bel të lartë ngjyrë kafe – edhe këto të krijuara nga drejtori kreativ i Lanvin, Bruno Sialelli.

E ulur, por edhe në këmbë duke kënduar, ndërsa era luan me flokët e saj para dhe mbrapa, Adele dukej e mrekullueshme nga të gjitha këndet. Edhe për aksesorët mendoi me shumë kujdes - një unazë agati nga ‘Lanvin’, një gjerdan agati, gjithçka ishte zgjedhur enkas për të kombinuar pallton prej lëkure.

Ah, çmimi? Po, veshja, me shumë mundësi shkon nga 3 mijë deri në 4 mijë dollarë, kështu që ëndrrat tona për të rikrijuar vetë një pamje të tillë do të duhet të pezullohen.

Megjithatë, ajo që mund të bëjmë është të admirojmë veshjen e Adele, frymëzuar nga vjeshta. Kaq!

Të këshilluara

Njihuni me produktin më të ri të Apple

Apple mbajti eventin e saj më 19 tetor. Një seri produktesh u prezantuan, ku ndër më të rëndësishmet laptopët MacBook Pro dhe Pro MAX më të avancuarit ndonjëher...

12:31

Del në shitje pasaporta e Michael Jackson

Michael Jackson konsiderohet si një nga artistët më të mirë në historinë e muzikës. Ai ndërroi jetë në vitin 2009 në shtëpinë e tij në Los Angelos. E teksa k...

10:44

Ndërron jetë aktorja Betty Lynn

Betty Lynn, aktorja e filmit dhe televizionit e njohur më shumë për rolin e të dashurës së Barney Fife, Thelma Lou në “The Andy Griffith Show”, ka vdekur. Aj...

16:30

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI