Flash

Megan Fox : Është shumë e vështirë të jesh grua

Lapsi.al 20 October 2021
Megan Fox : Është shumë e vështirë të jesh grua

Aktorja Megan Fox ka dhënë së fundmi një mesazh për të gjithë fanset e saj.

Në një intervistë për 'Elle', teksa fliste për koleksionin e saj të ri të veshjeve, Megan inkurajoi gratë të veshin gjithçka që i bën ata të ndihen mirë dhe të mos shqetësohen për opinionet e të tjerëve.“Kjo është këshilla ime më e mirë për këdo: vishni atë që ju bën të ndiheni mirë dhe mos u shqetësoni për atë që njerëzit e tjerë thonë se si dukeni.”, tha aktorja. “Natyrisht, kjo është një gjë vërtet e ndërlikuar edhe për mua, sepse kam dismorfi të trupit, kështu që unë e shoh veten ndryshe nga sa më shohin njerëzit e tjerë.Dhe përfundimi është, është shumë e vështirë të jesh grua. Është vërtetë e vështirë apo jo? Ne jemi armiqtë tanë më të këqinj, kështu këshilla ime më e mirë është vetëm ta përqafosh atë dhe të dish se ke lirinë për t’u shprehur. Dijeni këtë dhe pastaj jepini leje vetes për ta bërë këtë.”, u shpreh aktorja.

 

 

Të këshilluara

Njihuni me produktin më të ri të Apple

Apple mbajti eventin e saj më 19 tetor. Një seri produktesh u prezantuan, ku ndër më të rëndësishmet laptopët MacBook Pro dhe Pro MAX më të avancuarit ndonjëher...

12:31

Del në shitje pasaporta e Michael Jackson

Michael Jackson konsiderohet si një nga artistët më të mirë në historinë e muzikës. Ai ndërroi jetë në vitin 2009 në shtëpinë e tij në Los Angelos. E teksa k...

10:44

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI