Flash

Maid, seriali i dytë më i famshëm në Netflix

Lapsi.al 20 October 2021
Maid, seriali i dytë më i famshëm në Netflix

Maid" është seriali i dytë më i ndjekur në Netflix, vetëm 24 orë pas premierës së tij në platformë. Seritë, bazohen në librin autobiografik të titulluar " Maid: Hard Work, Loë Pay, dhe A Mother's Will to Survive" nga Stephanie Land.

Seriali rrëfen historinë e Alex, një nënë single e cila përpiqet t'ja dalë mbanë duke punuar si pastruese shtëpie. Në rol kryesor do të shihni Margaret Qualley, e cila njihet për pjesëmarrjen e saj tek "The Leftovers" dhe "Once Upon a Time in Hollywood". "Ne s'kemi asnjë vend ku mund të flemë sonte. Kishim një shtëpi dhe papritur, e lamë atë."- dëgjohet të thotë aktorja në trailer.

Seri pas serie, zbulohen përpjekjet e Alex për të ndërtuar një jetë të re për veten dhe për të bijën, gjë që vështirësohet çdo ditë e më shumë nga prania e të ish-partnerit abuzues dhe nëna e saj që vuan nga bipolariteti.

Gjithçka ndodh tek "Maid" do t'ju mbajë mbërthyer për të kaluar tek seria e radhës. Madje, edhe nëse s'keni përfunduar ende me Squid Game!

Të këshilluara

Njihuni me produktin më të ri të Apple

Apple mbajti eventin e saj më 19 tetor. Një seri produktesh u prezantuan, ku ndër më të rëndësishmet laptopët MacBook Pro dhe Pro MAX më të avancuarit ndonjëher...

12:31

Del në shitje pasaporta e Michael Jackson

Michael Jackson konsiderohet si një nga artistët më të mirë në historinë e muzikës. Ai ndërroi jetë në vitin 2009 në shtëpinë e tij në Los Angelos. E teksa k...

10:44

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI