Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Ambasadori Soreca: Shqipëria i ka përmbushur kushtet, Konferenca Ndërqeveritare duhet të mblidhet brenda këtij viti

Lapsi.al 20 October 2021
Ambasadori Soreca: Shqipëria i ka përmbushur kushtet, Konferenca

Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca komentoi raport-progresin e Komisionit Evropian për Shqipërinë, të prezantuar një ditë më parë. Teksa u ndal te pikat kryesore të raportit, Soreca u shpreh se Shqipëria i ka përmbushur kushtet e vendosura nga Këshilli Europian dhe duhet të vazhdohet më tej me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Mes të tjerash, kryediplomati europian tha se vendi ka bërë përparim me luftën ndaj korrupsionit dhe reformën në drejtësi. Megjithatë sipas Sorecës, Shqipëria ka ende punë për të bërë me procesin e vettingut dhe shtyrjen e aftit të tij si dhe me lirinë e shprehjes së lirë.

"Në raport thuhet se pavarësisht sfidave, Shqipëria ka vijuar me përparimet për reformat e prekshme. Shqipëria i ka përmbushur kushtet dhe Konferenca e parë ndërqeveritare duhet të mblidhet para fundit të vitit, po bëhet punë intensive me drejtuesit e BE.

Në fushën e studimit të ligjit ka pasur rezultate konkrete me reformën në drejtësi dhe Shqipëria ka bërë përparim në luftën kundër korrupsionit. Liria e fjalës, sulmet verbale dhe fushata baltosje kundër gazetarëve nuk duhet të vijojnë dhe duhet bërë më shumë për pavarësinë e rregullatorit të medias. Vetë-rregullimi i mediave online duhet të sigurohet dhe qeveria duhet të angazhohet për të siguruara ndryshimet të mundshme për rregullimin e mediat në përputhje me Komisionin e Venecias. Fusha kyçe ku priten përparime janë procesi i vettingut dhe zgjatja e tij dhe lufta kundër krimin e korrupsionit pasi së pari janë në interesin strategjik të qytetarëve", tha Soreca.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI