Flash

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erjon Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Përse nisi ndalimi i ndjekjes së “Squid Game” nga fëmijët

Lapsi.al 19 October 2021
Përse nisi ndalimi i ndjekjes së “Squid Game” nga

Nuk është hera e parë që prindërve u vijnë këshilla të vazhdueshme për të mos I lejuar fëmijët të shikojnë “Squid Game” në Netflix.

Kjo ka qenë edhe porosia e fundit e një këshilli në jug të Anglisë, që u ka bërë me dije prindërve të mos i lejojnë fëmijët të shikojnë “Squid Game”, pasi raportohet se fëmijët e moshës gjashtëvjeçare po kopjojnë sfidat e dhunshme.

Ekipi mbrojtës i edukimit nga Këshilli Qendror i Bedfordshire u dërgoi një email prindërve dhe kujdestarëve për t’i nxitur të “jenë vigjilentë, pasi dëgjojnë raportet se fëmijët dhe të rinjtë po kopjojnë lojëra dhe dhunë nga seria e re e Netflix, “Squid Game”.

Megjithëse shumë nga lojërat e paraqitura në serial kërkojnë armë dhe pajisje të specializuara, disa janë versione të dhunshme të lojërave të thjeshta për t’u rikrijuar nga fëmijët.

Shumë fëmijë nuk po e shikojnë serialin, por janë të vetëdijshëm për të përmes sfidave virale në TikTok, ku përdoruesit e mediave sociale postojnë versionet e lojërave.

Disa raportime thonë se fëmijët kanë përdorur dhunë fizike në lojëra ‘për të ndëshkuar’ humbësit si zëvendësim i lojtarit që humbet jetën. Veçanërisht e popullarizuar është ‘drita e kuqe’, ‘drita jeshile’ e njohur tradicionalisht si ‘statuja’ ose ‘gjurmët e gjyshes’ në Mbretërinë e Bashkuar, në të cilat lojtarët përpiqen të arrijnë në vijën e finishit.

Email-i i Këshillit të Qendrës Bedfordshire theksoi ndër të tjera: “Kohët e fundit ka pasur disa raporte shqetësuese në lidhje me fëmijët dhe të rinjtë që luajnë “Squid Game” gjatë shkollës. “Squid Game” po shihet gjithashtu përmes platformave të tjera si YouTube dhe TikTok, dhe duke pasur parasysh popullaritetin e lojërave në film, prodhuesit kanë bërë lojëra të ndryshme të bazuara në ‘Squid Game’ në ‘Roblox’ dhe platforma të tjera lojërash.

Të këshilluara

Ndërron jetë aktorja Betty Lynn

Betty Lynn, aktorja e filmit dhe televizionit e njohur më shumë për rolin e të dashurës së Barney Fife, Thelma Lou në “The Andy Griffith Show”, ka vdekur. Aj...

16:30

Kanye West vendos të ndryshojë emrin

Kanye Omari West tani është thjesht Ye. Pa një emër të dytë, pa mbiemër. Një gjykatë në Los Angeles miratoi kërkesën e Kanye West për të ndryshuar emrin, sipas ...

14:10

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI