Flash

Parregullsitë gjatë procesit zgjedhor në Kosovë, 46 ankesa dorëzohen në PZAP

Lapsi.al 19 October 2021
Parregullsitë gjatë procesit zgjedhor në Kosovë, 46 ankesa

Brenda një dite 46 ankesa janë dorëzuar në Panelin Zgjedhor të Ankesave dhe Parashtesave në Kosovë me pretendimet se ka pasur parregullsi në procesin zgjedhor. Nga PZAP njoftojnë se ankesat janë paraqitur nga individ, subjekte politike, kandidat për anëtar të Kuvendeve Komunale.

Ankesat e bëra do të shqyrtohen dhe vendosen nga PZAP brenda afatit ligjor prej 72 orëve.

“Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, nga ora 19:00 datë 17.10.2021, deri në ora 19:00 datë 18.10.2021, në aftin prej njëzetekatër (24) orëve nga mbyllje e Qendrave të Votimit ka pranuar 46 ankesa, me pretendimet se ka pasur parregullsi në ditën e votimit. Ankesat janë paraqitur nga individ, subjekte politike, kandidatë për anëtar të Kuvendeve Komunale, të cilat do të shqyrtohen dhe vendosen nga PZAP-i brenda afatit ligjor prej 72 orëve.”

Ankesat kanë të bëjnë me thyerje të heshtjes zgjedhore, thirrje për të votuar përmes SMS-ve, përmes rrjeteve sociale, shpërndarje e video e foto me përmbajtje elektorale.

“Natyra e ankesave të paraqitura kanë qenë: Thyerje e heshtjes Zgjedhore – Sponsorizim i postimeve me përmbajtje elektorale në FB, Thirrje për të votuar përmes SMS-ve, Thirrje për të votuar përmes rrjetit social FB, Vendosja e posterit në afërsi të Qendrave të Votimit, Postim i një fotografie me përmbajtje elektorale në rrjetin social në FB, Shpërndarje e videove, fotove me përmbajtje elektorale në rrjetin social FB, Thyerje e heshtjes zgjedhore – thirrje për të votuar nëpërmjet postimit të fotos se fëmijëve ne rrjete sociale Instagrami, nuk i është mundësuar votimi në VV, ankesa për shkak të mungesës së votave, parregullsi në vendvotime, parregullsi gjatë numërimit të votave nga ana e KVV-ve, grumbullimi i njerëzve si presion ndaj votuesve për të votuar subjektin e caktuar politik, fletëvotime te pavulosura etj.” 

Të këshilluara

Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Lezhë

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Lezhë-Shkodër. Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve ka humbur jetën një person dhe ...

08:19

Parashikimi i motit për këtë të martë

Sipas MeteoAlb: I gjithë vendi ynë do të përfshihet nga masa ajrore të qëndrueshme duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare, ku më të dukshme kt...

07:43

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI