Flash

Njihuni me emrin e ri të Kanye West

Lapsi.al 19 October 2021
Njihuni me emrin e ri të Kanye West

Kanye West ka ndryshuar ligjërisht emrin e tij në Ye pasi një gjykatë në Los Angeles miratoi kërkesën e tij. Në gusht, reperi kërkoi zyrtarisht të ndryshonte emrin e tij në Ye. Në dokumentet e gjykatës të paraqitura në Los Angeles ai është shprehur se këtë ndryshim dëshiron ta bëj për arsye personale. Ai tani ka hequr dorë nga emri i tij i plotë – Kanye Omari West – duke e zëvendësuar atë me dy shkronja. Kjo vjen tre vite pasi ai u shpreh në një postim në “Twitter” se dëshironte të ndryshonte emrin pasi publikoi albumin e tij me titull “Ye”.

Ky emër përveçse është një shkurtim i emrit të tij aktual, ka dhe një kuptim shumë të rëndësishëm për reperin.

“Besoj se ‘ye’ është fjala më e përdorur në Bibël dhe në Bibël do të thotë ‘ju’. Kështu unë jam ti, unë jam ne, jemi ne. Nga Kanye, që do të thotë i vetmi, thjesht në Ye, që është thjesht një reflektim i të mirës sonë, të keqes sonë, konfuzitetit tonë, çdo gjë”, u shpreh reperi në vitin 2018-të teksa ishte duke folur në një intervistë për albumin e tij me të njëjtin emër.

Kujtojmë se më herët reperi publikoi albumin e tij më të ri “Donda” në nder të nënës së ndjerë.

Të këshilluara

Rikthimi i Adele thyen rekord në Spotify

Adele është kthyer pas një pauze pesëvjeçare, dhe është e qartë se dëgjuesve të muzikës kudo i ka marrë malli për të. Javën e kaluar, kantautorja britanike publ...

10:14

Ryan Reynolds heq dorë nga aktrimi

Ryan Reynolds ka zbuluar se do të largohet për pak kohë nga aktrimi. Përmes rrjetit të tij social, “Instagram”, 44-vjeçari ka postuar disa foto nga prapasken...

17:25

Lil Kim ironizon 50 Cent pas videos virale

50 Cent iu duk për të qeshur një video virale që krahasonte Lil’ Kim me një leprechaun – figurë e folklorit irlandez, ku u bazua edhe filmi komedi-horror i viti...

16:38

Ndërron jetë bateristi i Elvis Presley

Bateristi Ronnie Tut ka ndërruar jetë në moshën 83 -vjeçare. Lajmi u bë i ditur  nga vajza e tij Terry përmes rrjetit social, Facebook."Me pikëllim të madh j...

15:15

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI