Flash

Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Lezhë

Lapsi.al 19 October 2021
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Lezhë

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Lezhë-Shkodër. Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve ka humbur jetën një person dhe është lënduar një tjetër. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit". Automjeti me drejtues shtetasin Z.M.,është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V.T., ku si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasi Z.M., dhe ka marrë dëmtime e dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi V.T. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit me vdekje është bërë parakalimi i gabuar i mjetit me drejtues shtetasin Vilson Tola.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/10/WhatsApp-Video-2021-10-19-at-8.33.58-AM.mp4"][/video]

Nga aksidenti është bllokuar superstrada Lezhë-Shkodër dhe është devijuar qarkullimi i mjeteve në rrugë dytësore.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Sipas MeteoAlb: I gjithë vendi ynë do të përfshihet nga masa ajrore të qëndrueshme duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare, ku më të dukshme kt...

07:43

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI