Flash

Travis Barker dhe Kourtney Kardashian po ecin me hapa të shpejtë në dashurinë e tyre

Lapsi.al 18 October 2021
Travis Barker dhe Kourtney Kardashian po ecin me hapa të shpejtë

Travis Barker dhe Kourtney Kardashian po ecin me hapa të shpejtë në dashurinë e tyre, duke e çuar marrëdhënien në një nivel tjetër Çifti janë bashkë prej rreth nëntë muajsh dhe dje u fejuan. Barker i propozoi Kourtney-t në Montecito, Kaliforni, gjatë fundjavës. Një plazhist kapi momentin kur Travis Barker u ul në gjunjë dhe i kërkoi partneres të ishte gruaja e tij. I rrethuar nga një numër i madh trëndafilash të kuq dhe qirinj të bardhë, Travis bëri pyetjen e madhe, së cilës Kourtney iu përgjigj me “Po”. Kardashian konfirmoi lajmin dje në mbrëmje, duke postuar dy fotografi nga propozimi në Instagramin e saj.

"Përgjithmonë," e mbishkroi ajo postimin.

Vajza 15-vjeçare e muzikantit, Alabama, ndau gjithashtu disa fotografi nga mbrëmja speciale.

"Shumë e lumtur për ju të dy. Ju dua të dyve!” shkroi ajo.

Kim Kardashian ishte gjithashtu atje për të festuar me motrën e saj dhe kunatin e ardhshëm. Ajo ndau një foto të unazës mahnitëse të Kourtney-t. Unaza, e cila ka një diamant të madh në formë ovale, duket çuditërisht e ngjashme me atë që Kanye West i dha Kim-it kur i propozoi në vitin 2013.

 

Të këshilluara

Ryan Reynolds: Do largohem nga aktrimi

Aktori i njohur Ryan Reynolds ka zbuluar së fundmi një lajm të trishtueshëm për fansat. Përmes rrjetit të tij social,Instagram, Ryan ka postuar disa foto nga...

16:10

Vihet nën hetim aktori i njohur turk

Aktori  i njohur turk Burak Ozçivit është akuzuar së fundmi nga 4 punonjës të serialit "Osman" për ofendim. Një nga punonjësit që ka akuzuar aktorin ka tregu...

15:00

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI