Flash

Përplasje te “FSHN”-ja/ Studentët e pavaksinuar nuk lejohen të hyjnë në auditore, përplasen me policinë

Lapsi.al 18 October 2021
Përplasje te “FSHN”-ja/ Studentët e pavaksinuar nuk

Studentët e pavaksinuar nuk lejohen të hyjnë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Kjo ka sjellë përplasje mes tyre dhe punonjësve të sigurisë, të cilët kanë thërritur në ndihmë dhe efektivët e policisë. Studentët e revoltuar me vendimin e FSHN-së kanë bllokuar qarkullimin e makinave në afërsi të Universitetit. Një prej studentëve, që nuk ka pranuar të vaksinohet, thotë se ata nuk kanë marrë një përgjigje si do të veprohet me ta, dhe se zgjidhja duhet të ishte mësimi online.

“Nuk mund të na mohohet e drejta që ne kemi për t’u arsimuar. Mes nesh ka edhe studentë të vaksinuar që na janë bashkuar, do të ndjekim çdo rrugë që të na respektohet e drejta kushtetuese”, tha më tej studenti.

Prej mëngjesit të sotëm në të gjithë vendin, Universitetet janë duke mbajtur qëndrime të ndryshme sa i takon futjes së studentëve të pavaksinuar në auditore. Në Elbasan, Gjirokastër, Korçë, Durrës lejohen të hyjnë në auditore dhe studentët e pavaksinuar.

Ndërkohë që në Vlorë, Shkodër dhe në Tiranë, studentët e pavaksinuar nuk do të lejohen që të hyjnë në auditore.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI