Flash

Lil Kim ironizon 50 Cent pas videos virale

Lapsi.al 18 October 2021
Lil Kim ironizon 50 Cent pas videos virale

50 Cent iu duk për të qeshur një video virale që krahasonte Lil’ Kim me një leprechaun – figurë e folklorit irlandez, ku u bazua edhe filmi komedi-horror i vitit 1993 – video të cilën Lil’ Kim nuk e la pa komentuar.

“Ti je kaq i fiksuar me mua sa po bëhet e sikletshme,” i komentoi ajo bashkëpunëtorit të dikurshëm për “Magic të Stick”. 50 Cent postoi sërish videon – të cilën më parë e kishte fshirë – duke shkruar: “E gjitha çfarë thashë është që kjo ishte gallatë. “Dhe e gjitha çfarë thashë unë është që ti je i fiksuar me mua,” komentoi sërish Lil’ Kim, mes disa komenteve me fjalor jo dhe aq të këndshëm për ta shkruar këtu.

Nuk është hera e parë që ai tallet me reperen. Në korrik, 50 Cent e krahasoi me një “buf”, po Kim tha se “nuk i interesonte fare”. Raporti i tyre është i tillë që pas intervistës së Lil’ Kim në vitin 2005, ku e cilësoi muzikën e 50 Cent si “të dhunshme”.

“E pëlqej ndonjëherë muzikën e tij, por mendoj se si në jetën personale, në jetën e tij reale, ai është njësoj dhe ky nuk është një mesazh i mirë. Mendoj që ai e promovon [dhunën].”

Të këshilluara

Ndërron jetë bateristi i Elvis Presley

Bateristi Ronnie Tut ka ndërruar jetë në moshën 83 -vjeçare. Lajmi u bë i ditur  nga vajza e tij Terry përmes rrjetit social, Facebook."Me pikëllim të madh j...

15:15

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI