Flash

Arrestohen 4 persona për shitblerje votash në Kosovë

Lapsi.al 17 October 2021
Arrestohen 4 persona për shitblerje votash në Kosovë

4 persona janë arrestuar në Kosovë për shkak se akuzohen për blerje votash. Ngjarja ka ndodhur në Kllokot, ndërsa të arrestuari raportohet se janë A.D., M.K., A.T dhe Xh.B.

Sipas policisë në Kosovë, këta persona dyshohet se kanë kryer veprat penale “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve” dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”.

Katër të dyshuarit e arrestuar me urdhër të prokurorit të Shtetit janë dërguar në burg për 48 orë.

“Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre ligjore, në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme karshi qytetarëve dhe vendit, andaj inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës dhe njëherit të raportojnë për ç’do rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor”, thuhet në njoftim. 

Të këshilluara

Gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Durrës

Një 47-vjeçar është gjetur i pajetë në Mazë të Durrësit. Sipas policisë sot, rreth orës 09:10, në fshatin Radë, Manzë, është gjetur nga familjarët, dyshohet ...

10:30

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI