Flash

Kryeministri Kurti: Njohja e Kosovës nga Serbia nuk ka alternativë

Lapsi.al 16 October 2021
Kryeministri Kurti: Njohja e Kosovës nga Serbia nuk ka alternativë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të shtunën në një takim me disa anëtarë të Parlamentit Evropian se, bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë nuk kanë alternativë, ashtu sikurse njohja e shtetësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.

“Në dialog në Bruksel jemi për një kapitull të ri të normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve tona, ku zgjidhim çështjet e pazgjidhura me njohje reciproke, ka thënë Kurti.

Ai ka pritur të shtunën në Prishtinë delegacionin e eurodeputetëve në krye me përfaqësuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Në një komunikatë për media, kryeministri Kurti është thënë të ketë diskutuar me palën evropiane për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga pesë vendet mosnjohëse të Bashkimit Evropian, për procesin e liberalizimit të vizave dhe mbështetjen që i ka ofruar blloku evropian Kosovës përmes ndarjes së vaksinave kundër koronavirusit.

Temë diskutimi ka qenë edhe operacioni i Policisë së Kosovës kundër kontrabandimit të mallrave në disa qytete të Kosovës.

“Ky ishte një operacion normal i Policisë, e cila ka kryer punën në mënyrë profesionale dhe sipas procedurave ligjore”, është cituar të ketë thënë Kurti.

Von Cramon, në anën tjetër, ka falënderuar institucionet e Kosovës për pranim të refugjatëve afganë, si dhe ka folur edhe për reformat e nisura në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe ruajtjen e stabilitetit institucional. Aktualisht në këtë Kosovë janë rreth 700 refugjatë afganë, të cilët janë evakuuar nga Shtetet e Bashkuara, pas marrjes së kontrollit të talibanëve në Afganistan.

Rreth 100 prej tyre tashmë janë larguar nga Kosova drejt Mbretërisë së Bashkuar. Pjesa e mbetur do të qëndrojë përkohësisht në Kosovë, deri në finalizim të procedurave ligjore për zhvendosje të përhershme në SHBA, apo vende tjera evropiane. /REL

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI