Flash

Vajza e Madonna-s habit me deklaratën e saj: Mami më ka kontrolluar gjithë jetën

Lapsi.al 15 October 2021
Vajza e Madonna-s habit me deklaratën e saj: Mami më ka kontrolluar

Modelja, Lourdes Leon, ka folur së fundmi për marrëdhënien e saj me mamanë,këngëtaren Madonna.

Në një intervistë ,Lourdes zbuloi se Madonna është shumë fanatike dhe e ka kontrolluar atë për gjatë gjithë jetës së saj. "Nëna ime është një fanatike e kontrollit dhe ajo më ka kontrolluar gjithë jetën time. Unë kisha nevojë të isha plotësisht e pavarur prej saj sapo mbarova shkollën e mesme", rrëfeu modelja. Gjithashtu ajo u shpreh se  nuk merr asnjë ndihmë nga familja e saj. "Unë mendoj se nëna ime i pa të gjithë fëmijët e tjerë të njerëzve të famshëm dhe tha se fëmijët e mi nuk do të jenë kështu. Gjithashtu, mendoj se nëse prindërit tuaj paguajnë për gjërat tuaja, atëherë u jepni atyre pushtet mbi ju",shtoi Leon. Lourdes është vajza e Madonnas me ish-bashkëshortin e saj Carlos Leon, me të cilin ishte e martuar nga shtatori 1994 deri në maj 1997.Këngëtarja ka një djalë tjetër 21-vjeçar me  Guy Ritchie dhe pesë fëmijë të birësuar.

 

Të këshilluara

Daniel Craig: James Bond më ndryshoi jetën

Daniel Craig, ka thënë se portretizimi i rolit të agjentit të famshëm James Bond e ka bërë “të ketë besim më të madh” te të tjerët. Aktori 53-vjeçar e ka luajt...

10:32

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI