Flash

Surpriza/Berishës i bashkohet deputetja e dhjetë në foltoren e Korçës

Lapsi.al 15 October 2021
Surpriza/Berishës i bashkohet deputetja e dhjetë në foltoren e

Krah Berishës janë radhitur ne Korçës edhe dy deputetët Edmond Spaho dhe Sorina Koti si dhe të tjera figura të njohura si Gjergji Papa, Andrea Mano, Agron Azisllari, Devis Osmani, Eleina Qirici, Ardi Shkëlqimi etj. Sorina Koti, e cila deri me tani nuk ishte shprehur eshte bere deputetja e dhjetë qe i bashkohet ish kryetarit. Ajo aktualisht është Nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë, si përfaqësuese e PD. Kurse Spaho është deklaruar vazhdimisht pro Foltores.

Deputeti i parafundit që iu bashkua "Foltores" së Berishës në Elbasan ishte Luciano Boci. Ai e ka pritur ish liderin e partisë në derën e teatrit të qytetit dhe është ulur në radhën e parë gjatë bashkëbisedimit të tij me demokratët e qytetit.

Besnikërinë ndaj Berishës e konfirmoi pak ditë më parë deputeti i Korçës, Edmond Spaho i cili foli publikisht për bunkerizimin e PD-së. Spaho kërkoi hapje të Partisë dhe dëgjimin e antarësisë si rruga e vetme për të dalë nga kriza.

Para tij ishte Oerd Bylykbashi që u shfaq në takimin e Foltores në Durrës, duke dalë publikisht në krah të ish-kreut të PD-së, Sali Berisha. Në një status në Facebook, Bylykbashi sqaroi: Demokracia nuk mund të jetë ajo që mendon dhe vendos një individ për llogarinë e tij.

Në Vlorë, ishte drejtuesi i qarkut, Bujar Leskaj që iu bashkua Foltores së Berishës. Leskaj nuk foli për mediat, por me praninë e tij në takim, u duk se e dha mesazhin për Lulzim Bashën, me të cilin kishte pasur pakënaqësi për listën e kandidatëve para zgjedhjeve.

Në Fier, ishte Luan Baçi që u bë pjesë e Foltores së Sali Berishës, që lëshoi akuzat e forta për kryetarin aktual, Lulzim Basha nën ovacionet e militantëve demokratë. Pas takimit, Baçi tha: “Veprova në atë mënyrë, do të veproja 100 herë ashtu po të kthehesha mbrapa. Kjo solli rezultat pozitiv. Baza në Fier, njerëzit nuk janë dele për të qenë në rresht".

Pas përjashtimit të Berishës nga grupi, dy deputetët më të vendosur për t’i dalë në krah atij, ishin Edi Paloka dhe Flamur Noka. Të dy këta e pritën poshtë shtëpisë Berishën, një ditë pas vendimit, duke dhënë mesazhin se do të qëndronin krah tij. Pak orë më pas përjashtimit, Berishës iu bashkua edhe Tritan Shehu që e shoqëroi atë edhe në Gjirokastër.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI