Flash

Pjesë e një organizate kriminale, arrestohet 40 vjeçari në Tiranë

Lapsi.al 15 October 2021
Pjesë e një organizate kriminale, arrestohet 40 vjeçari në

Arrestohet në Tiranë një 40 vjeçar i kërkuar në Itali si pjesë e një organizate kriminale me qëllim shfrytëzim prostitucioni.

"Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

Arrestohet provizorisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 40-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”.

Strukturat hetimore në DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

I. alias I. M., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Salernos, Itali, ka lëshuar urdhrin e kërkimit ndërkombëtar për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”.

Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 20 vite burgim.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit të Trafiqeve në DVP Tiranë u bë arrestimi provizor i tij, me qëllim ekstradimin drejt Italisë", njofton policia.

Të këshilluara

Fondacioni Credins/ Dhuroni në smile.al

Projektet e para me karakter social janë hedhur në platformën crowdfunding: Smile.al. Organizata të ndryshme jo qeveritare kanë prezantuar projektet e tyre përg...

15:04

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI