Flash

"Pazar me PD-në për zgjatjen e mandateve të vettingut?"/ Rama: Reforma në drejtësi nuk është kërkesë partiake

Lapsi.al 15 October 2021
"Pazar me PD-në për zgjatjen e mandateve të

Kryeministri Edi Rama ka folur para mediave pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së PS. Kryeqeveritari është pyetur nëse ka ndonjë pazar mes tij dhe Bashës për zgjatjen e mandateve të vettingut, pasi për të arritur këtë nevojiten edhe votat e PD-së në parlament. Ndryshe nga deklaratat e eksponentëve të PS-së të cilët kanë thënë se do të ketë bashkëpunim me opozitën për reformën në drejtësi, kryeministri i ka hedhur poshtë këto zëra duke thënë se vetingu nuk është një kërkesë partiake.

Rama tha se Reforma në Drejtësi është i bazuar tek një partneritet i ngushtë, por thekson se zgjatja e mandateve të vettingut është i rëndësishëm.

“Këto nuk janë të lidhura, reforma në drejtësi nuk është kërkesë partiake por historike kombëtare. Ndërsa të tjerat janë cështje që patjetër mund të diskutohen, ne jemi gati të diskutojmë cdo gjë me PD-në por njëra me tjetrën nuk kanë lidhje fare. Reforma në drejtësi është një reformë e bazuar tek një partneritet shumë i ngushtë me SHBA-në dhe BE-në, këtu është vija shumë e ndarë", tha Rama.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI