Flash

Çmimet e larta “shpëtojnë” buxhetin, të ardhurat rriten, nuk rimëkëmben fitimet

Lapsi.al 15 October 2021
Çmimet e larta “shpëtojnë” buxhetin, të

Të ardhurat buxhetore kanë vijuar ecurinë pozitive edhe në muajin shtator, duke tejkaluar edhe nivelet e parakrizës, të udhëhequra nga TVSH dhe akciza, të cilat u ndihmuan dhe nga shtrenjtimi i produkteve të importit. Vetëm tatimi mbi fitimin nuk ka kapur ende nivelet e parakrizës dhe ai i të ardhurave personale, por ky i fundit në 2019-n shënoi një rritje të pazakontë për shkak të uljes së dividendit me efekt prapaveprues. Pozitive ishte dhe mbledhja e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, e ndikuar nga përmirësimi i treguesve të punësimit dhe rritjes së pagës minimale e maksimale nga 1 janari i këtij viti. Sipas të dhënave fiskale të publikuara nga Ministria e Financave, për 9 mujorin, buxheti arkëtoi gjithsej 367.1 miliardë lekë, me një rritje prej 19.1% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe në raport me vitin normal 2019, të hyrat buxhetore ishin 6.8% më të larta.

Në krahasim me vitin 2020, buxheti ka arkëtuar për periudhën janar-shtator 59 miliardë lekë (482 milionë euro) më shumë, ndërsa në raport me 2019-n janë 23.3 miliardë lekë (190 milionë euro) më shumë.

Ecurinë më pozitive e ka shënuar tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH), që është zëri kryesor i të ardhurave në buxhet. Nga TVSH u mblodhën 111 miliardë lekë, me rritje 19.8% me 2020-n dhe 10.5% me 2019-n. rritja e fortë e importeve për 9 mujorin e shoqëruar me faktin që shumë produkte janë blerë jashtë me çmime më të larta ka ndikuar në këtë ecuri.

Nga akciza u mblodhën 37.9 miliardë lekë, me rritje përkatësisht 18 dhe 8.6% me 2020-n dhe 2019-n. edhe ky zë është ndikuar pozitivisht nga importet e larta dhe çmimet e shtrenjtuara.

Tatim fitimi, një tregues direkt i ecurisë së fitimeve të kompanive arriti në 24.8 miliardë lekë, duke u rritur me 24.3% në krahasim me 2020-n, kur pagesa e kësteve për shumë kompani u shty për shkak të situatës së krijuar nga kriza pandemike. Pavarësisht rritjes, të ardhurat nga tatim fitimi mbeten 8.7% më pak se 2019-a, në një tregues që rimëkëmbja e fitimeve është më e ngadaltë.

Tatimi mbi të ardhurat personale ishte 17.1% më i lartë se në 2020-n, por mbetet gati 20% më i ulët se në 9 mujorin 2019, kur bizneset e mëdha nxituan që të shpërndanin dividendin e prapambetur për të përfituar nga ulja e normës nga 15 në 8%.

Me ecuri mjaft të mirë ishin sigurimet shoqërore që u rritën përkatësisht me 14.7 dhe 12.4%, pas rimëkëmbjes së tregut të punës, por edhe rritjes së pagës minimale e minimale këtë vit.

Performancë pozitive shënuan dhe të ardhurat e pushtetit lokal, si nga taksa e pasurisë ashtu dhe ato lokale, këto të fundit të nxitura edhe nga vrulli që po vijon i ndërtimeve, përmes së cilës bashkitë arkëtojnë taksën e ndikimit në infrastrukturës, që për disa bashki, si ajo e Tiranës sjell rreth 40% të totalit të të ardhurave. /Monitor

Të këshilluara

Fondacioni Credins/ Dhuroni në smile.al

Projektet e para me karakter social janë hedhur në platformën crowdfunding: Smile.al. Organizata të ndryshme jo qeveritare kanë prezantuar projektet e tyre përg...

15:04

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI