Flash

Vuçiç: Takimi i Këshillit të Sigurimit nuk zgjidh asgjë në Kosovë

Lapsi.al 14 October 2021
Vuçiç: Takimi i Këshillit të Sigurimit nuk zgjidh

Në prag të seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se nuk beson se ajo do të zgjidhë ndonjë gjë për Kosovën.

“Nuk besoj se do të ketë ndonjë zgjidhje, sepse çfarëdo që bëjnë shqiptarët, ata gjithmonë e kanë mbështetjen e ‘pesëshes së madhe’. Ne mund të presim mbështetje nga Rusia dhe Kina dhe disa vende më të vogla, por kjo nuk do t’i ndryshojë gjërat në terren”, tha Vuçiç. Me ‘pesëshen e madhe’, Vuçiç duket se iu referua anëtarëve të përhershme të Këshillit të Sigurimit.

Seanca është caktuar për datën 15 tetor. Është ky një takim i rregullt për Kosovën, ku paraqitet raporti i Misionit të Kombeve të Bashkuara. Raporti përfshin periudhën 16 mars – 15 shtator, 2021. Në këtë takim pritet të marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Takimi do të zhvillohet dy ditë pas një krize të re në veri të Kosovës, ku serbët lokalë protestuan dhunshëm për shkak të një operacioni anti-kontrabandë të Policisë së Kosovës. Në përleshjet midis policisë dhe protestuesve u lënduan 20 veta, në mesin e tyre zyrtarë policorë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI