Flash

TAP nis konsultimin publik për Kodin e Rrjetit të TAP

Lapsi.al 14 October 2021
TAP nis konsultimin publik për Kodin e Rrjetit të TAP

Baar, Zvicër. Nga data 12 tetor 2021 deri në 11 nëntor 2021, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) AG do të zhvillojë një konsultë publike në lidhje me rishikimet në Kodin e Rrjetit të TAP. Amendimet e propozuara, shpjegimet për këto amendime dhe një afat kohor i përafërt për zbatimin e tyre janë të përmbledhura në dokumentin “Propozim Rishikimi”.

Palët e interesit që duan të marrin pjesë në konsultimin publik janë të ftuara t’i dorëzojnë komentet e tyre duke dërguar në TAP Formularin e Përgjjigjeve brenda datës 11 nëntor 2021 23:59 CET, në adresën e e-mailit [email protected].

Marija Savova, Drejtore Komerciale e TAP-it, tha: “Kodi i parë i Rrjetit të TAP-it u publikua në 10 gusht 2020, duke percaktuar kuadrin për fillimin e operacioneve tregtare të TAP-it. Tani, pas përvojës së përftuar gjatë vitit që po lëmë pas, do të donim të përfshinim disa amendime, kryesisht për të përmirësuar dhe lehtësuar procesin e regjistrimit dhe menaxhimit të krediteve. Gjithashtu, duke njohur kërkesën e tregut, ne shpresojmë të krijojmë mundësinë për transportuesit që të rezervojnë kapacitetin hyrës virtual në TAP në Greqi për përdorimin e mundshëm në ndërthurje me kapacitetet tregtare ose dalëse të VTP -së.”

Të gjitha udhëzimet proceduriale për paraqitjen e komenteve dhe dokumenteve të nevojshme i gjeni në faqen e Konsultave Publike.

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Deniz-it në sektorin azerbajxhanas të detit Kaspik për në Evropë. Gazsjellësi, i gjatë afërsisht 878 km, lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) pranë kufirit turko- grek në Kipoi, përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe detin Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë jugore.

TAP-i do të lehtësojë furnizimin me gaz të vendeve të Evropës Juglindore përmes interkonektorëve të pritshem. Në veçanti, Bullgaria do të jetë në gjendje të mbulojë deri në 33% të kërkesës së saj totale për gaz përmes gazsjellësit TAP, pas përfundimit të interkonektorit Greqi Bullgari (IGB). Pikat e daljes së TAP-it në Greqi dhe Shqipëri, bashkë me daljen në tokë në Itali, ofrojnë mundësi të shumta për transportin e gazit nga Azerbajxhani drejt tregjeve më të mëdha evropiane.

Si një pjesë kyçe e Korridorit Jugor të Gazit, TAP-i është i rëndësishëm për Evropën, si nga pikëpamja strategjike, ashtu edhe ekonomike, si dhe thelbësor në ofrimin e aksesit të sigurtë në një burim të ri gazi natyror. TAP-i luan një rol të rëndësishëm në forcimin e sigurisë së sektorit energjetik në Evropë, diversifikimin e rezervave energjetike, si edhe objektivat e dekarbonizimit.

Aksionarët e TAP-it janë: BP (20%), SOCAR (20%), Snam (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%). Më shumë rreth TAP: www.tap-ag.com | www.twitter.com/tap_pipeline Kontakt për Media në anglisht: [email protected]

Të këshilluara

Fondacioni Credins/ Dhuroni në smile.al

Projektet e para me karakter social janë hedhur në platformën crowdfunding: Smile.al. Organizata të ndryshme jo qeveritare kanë prezantuar projektet e tyre përg...

15:04

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI