Flash

Khloe Kardashian : Jam gati të kem një fëmijë të dytë

Lapsi.al 14 October 2021
Khloe Kardashian : Jam gati të kem një fëmijë të

Khloe Kardashian ka zbuluar se dëshiron të ketë një tjetër fëmijë.

Përmes rrjetit të saj social, Twitter, Khloe ka konfirmuar se do të donte që vajza e saj të kishte një vëlla ose motër kur të jetë koha e duhur. "Si po rritet fëmija im kaq shumë?", ka shkruar ajo në postim. Më pas një ndjekëse i ka shkruar se është koha për një fëmijë tjetër dhe Kardashian i është përgjigjur:"Hehehe. Unë dua që ajo të ketë një vëlla ose motër. Nëse është plani i Zotit". Khloe është shprehur për të zgjeruar familjen e saj edhe në të kaluarën pasi lindi vajzën e saj me Tristan Thompson në prill të vitit 2018. Dy vjet më vonë, në një episod të 'KUWTK, ajo bisedoi për ngrirjen e vezëve të saj me miken Malika Haqq.

 

 

 

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI