Flash

Jessie J, së shpejti një këngë për ish partnerin e saj

Lapsi.al 14 October 2021
Jessie J, së shpejti një këngë për ish partnerin e saj

Këngëtarja e njohur Jessie J ka folur së fundmi rreth albumit të saj më të ri .

Në një intervistë për “Capital FM” në Mbretërinë e Bashkuar, ajo zbuloi se albumi do të përmbajë një këngë ndarjeje shumë personale. Edhe pse këngëtarja nuk përmendi ndonjë emër, fansat kanë nisur të aludojnë se kënga flet për ndarjen e saj  nga ish-partneri  Channing  Tatum. Jessie u lidh për herë të parë me Channing në tetor të vitit 2018 kur ata u panë së bashku në Seattle të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  Çifti thuhet se u ndanë në muajin nëntor të vitit 2019 dhe u ribashkuan në janar të 2020-ës. Megjithatë, marrëdhënia e tyre ishte e shkurtër dhe ata u ndanë përfundimisht në muajin prill.Më pas këngëtarja nisi një lidhje të re me balerinin Max Pham Nguyen ndërsa aktori është  përfolur për një romancë dashurie me aktoren Zoë Kravitz.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI