Flash

Çfarë nuk u tregua nga takimi i Billie Eilish me familjen mbretërore

Lapsi.al 14 October 2021
Çfarë nuk u tregua nga takimi i Billie Eilish me familjen

Billie Eilish takoi Princin William dhe Kate Middleton në premierën e "No Time to Die" në Londër, muajin e kaluar, por pranoi se nuk ndoqi protokollin e duhur mbretëror. Këngëtarja tha në "Jimmy Kimmel Live!" se asaj iu dha një listë e tërë rregullash që duheshin ndjekur gjatë takimit me anëtarët e familjes mbretërore, por Duka dhe Dukesha e Kembrixhit ishin shumë të lirshëm dhe nuk u kushtuan fare rëndësi formaliteteve.

"Unë u përpoqa të ndiqja rregullat. E kisha planifikuar," tha ajo. “Ata ishin shumë normalë. Nuk më bënë të ndihem si: ‘Oh, kam frikë. Unë nuk mund të flas me ta’."

Këngëtarja 19-vjeçare tha se takimi me William dhe Kate ishte mahnitës.

"Ata ishin shumë komplimentues dhe kishin shumë pyetje për mua," tha ajo. "Ata ishin thjesht shumë miqësorë, me humor dhe të ëmbël. Nuk mund të ankohem."

Ylli i popit u fotografua me çiftin mbretëror, si dhe me Princin Charles, në premierën e ku morën pjesë shumë yje. Ajo u pa duke biseduar dhe duke qeshur me William-in, duke shtrënguar duart me Kate dhe duke ndarë një moment me Charles.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI