Flash

A do të jetë “Easy On Me” albumi i fundit i Adele?

Lapsi.al 14 October 2021
A do të jetë “Easy On Me” albumi i fundit i Adele?

Para disa javësh Adele publikoi një klip i cili paralajmëronte një këngë të re prej saj të titulluar “Easy On Me” dhe do të lançohet ditën e nesërme, 15 tetor.

Përpos këngës ajo ka treguar se do të vinte me një album tjetër, të cilin kishim vite që e prisnim dhe këtë të mërkurë vendosi të postojë një foto së bashku me datën e publikimit, 19 nëntor.

Që prej nisjes së karrierës së saj, Adele ka preferuar të mbajë një linjë me titujt e albumeve të saj, ku të parin e ka publikuar në 2008 me titull, “19”. Më pas nxorri në treg “21”, në 2011 dhe kur mbushi 25 vjeç lançoi albumin “25” në 2015.

Tashmë këngëtarja është plot 30 vjeç, ashtu siç dhe ka titulluar albumin më të ri që do të publikohet për një muaj. Adele ka zbuluar se do të mbajë një koncert televiziv në Las Vegas për këtë album, që do të jetë i pari për të pas katër vitesh pushim.

Çdo gjë duket sikur po shkon shumë mirë dhe fansat janë më të emocionuar se kurrë, por a e mbani mend se çfarë ka shprehur Adele në vitin 2016, teksa ishte e ftuar në “The Late Late Shoë”?

Gjatë rubrikës së famshme dhe shumë gazmore të james Corden, “Carpool Karaoke” në të cilën ishte pjesë Adele, ajo është shprehur se albumi që po punonte do të ishte i fundit që ajo do të titullojë sipas moshës, pasi beson në triologji.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI