Flash

Radikalizmi ekstrem i mbështetësve të Berishës

Lapsi.al 13 October 2021
Radikalizmi ekstrem i mbështetësve të Berishës

Po ndiqja sot ushtrinë e komentuesve nihiliste tek qëndrimi publik i deputetit të qarkut Kukës, z.Flamur Hoxha në lidhje me zhvillimet në PD. Për ata që nuk e njohin, Flamur Hoxha është rritur në internim, familja e tij është persekutuar e përvëluar nga diktatura dhe pas vitit 1990 është ngritur nga hiri i tij me përpjekjet e tij duke patur me vete vetëm Zotin. Shkollimi, familja, biznesi, botimet dhe kontributi për të djathtën janë krejt meritë e gjenialitetit dhe kurajos së tij.

Thënë këto, komentuesit e pakënaqur nga mosprania e tij në takimin e Berishës në Kukës i kishin "ra mohit" gjithçkaje që ai përfaqëson. Marr shkas nga sulmi ndaj Flamur Hoxhës për të përkufizuar një proces nihilizmi që po zhvillohet në mesin e mbështetësve të z. Berisha. Nëse s'je me Berishën në këtë nisëm të tij, nuk ke asnjë vlerë për PD-në dhe opozitën ndaj regjimit të Ramës.

Strategji të tilla propagande janë të njohura për modernitetin dhe Edi Rama i ka përdorur gjerësisht vitet e fundit. Politologu dhe konstitucionalisti gjerman Carl Schmitt është i njohur për teorinë e tij të domenit qendror. Sipas kësaj teorie, nëse një domen (sferë, fushë) i caktuar fiton pozitë qendrore, “atëherë problemet e domeneve të tjera zgjidhen në termat e domenit qendror – ato konsiderohen probleme dytësore, zgjidhja e të cilave do të kërkohet, sigurisht, vetëm nëse problemet që i përkasin domenit qendror zgjidhen”.

Me këtë ide në kokë, mbështetësit e z. Berisha i janë lëshuar kujtdo që nuk është me të në këtë iniciativë duke e akuzuar për tradhëti, konspiracion kundër PD-së, marrëveshje me Ramën, të shitur, të blerë e të marrë peng. Kur ata i vërsulen edhe Flamur Hoxhës, më bën të kuptoj se i gjithë sistemi i vlerave të këtyre opozitarëve është kthyer me kokë poshtë dhe e vetmja vlerë e tyre duket se është Sali Berisha.

Ai është rruga. Ai është ringjallja. Ai është jeta.

Tani hajde merre vesh se cila është rrugëdalja me këta demokratë nihilistë. Nuk pranojnë asgjë më pak se rreshtimin pas z. Berisha dhe konsiderojnë çdo mosbindje si fundin e rrugës me ta. Me këtë mendësi është e pamundur të ndërtosh bashkë.

Objektifikimi i idesë së tyre politike tek z. Berisha e vulos edhe fatin e tyre si një rrymë romantike që është e destinuar të shkojë drejt zhdukjes në politikë. Sepse njerëzit nuk janë të përjetshëm, idetë edhe janë. Aq më e mundshme është kjo po të marrësh parasysh që objektifikimi vjen bashkë me nihilizmin e çdo vlere tjetër në të djathtë.

Marre nga Facebbok i autorit Vehap Kola/ Titulli origjinal:Nihilizmi i mbështetësve të z. Berisha

Të këshilluara

Ku do ndalet Berisha?

Kryqëzata e Sali Berishës përgjatë qyteteve të Shqipërisë, po i shton atij mbështetjen e militantëve në të njëjtën masë që po pakëson partizanët e Bashës nga ra...

20:38

Pse doli Rama në krah të Albinit

Edi Rama ka zhvilluar vizitën e tij më normale në Kosovë. Shfaqja e tij në krah të Albin Kurtit, pas takimit të përbashkët të dy delegacioneve, ishte një nga at...

14:35

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI