Flash

Dy vjet nga tërmeti/ Ahmetaj: Nga 25 nëntori nis shpërndarja e banesave për të dëmtuarit

Lapsi.al 13 October 2021
Dy vjet nga tërmeti/ Ahmetaj: Nga 25 nëntori nis shpërndarja e

Zv/kryeministri Arben ka deklaruar se qeveria marrë vendim që më 25 nëntor do të nisë shpërndarja e apartamenteve për prekurit nga tërmeti. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të qeverisë dhe u publikua nga zv. kryeministri dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Ai njoftoi se shpërndarja do të bëhet sipas listës prioritare për disa kategori, ndërsa për qytetarët e tjerë, procesi do të jetë nëpërmjet shortit publik transparent. Ahmetaj shtoi se 25 shkolla nga procesi i rindërtimit kanë mbaruar krejtësisht ndërsa pjesë tjetër janë në fazë përfundimtare.

“Një vendim tejet i rëndësishëm për qytetarët në 11 bashkitë e dëmtuara nga tërmeti që ka të bëjë me mënyrën e shpërndarjes së njësive individuale dhe apartamenteve duke filluar 25 nëntori një mënyrë transparente, pasi kalon lista prioritare në bazë të ligjit që ka të bëjë me disa kategori si; familjet në nevojë, familje me ndihmë ekonomike, nëna e pensionistë të vetmuar, familjet e policëve të vrarë dhe mënyra do të shpërndahen me short publik transparent. Qytetarët do të jenë përballë shortit publik ku do të përputhet vlerësimi me apartamentet, familjet përballë një procesi transparent dhe publik”, tha Ahmetaj.

Puna për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti vijon ende në zonat e prekura, ku qeveria ka deklaruar se deri në shtator të vitit 2022 të ketë përfunduar ndërtimi i të gjitha objekteve të planifikuara në Programin e Rindërtimit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI