Flash

Cilat ishin markat më me vlerë të vitit 2021

Lapsi.al 13 October 2021
Cilat ishin markat më me vlerë të vitit 2021

Pavarësisht efekteve negative të COVID-19 që tronditën shumë biznese, disa kompani jo vetëm që arritën të qëndrojnë në këmbë, por edhe kanë lulëzuar

Në vitin 2020, ekonomia globale përjetoi një nga rëniet më të mëdha që nga Depresioni i Madh. Megjithatë, pavarësisht efekteve negative të COVID-19 që tronditën shumë biznese, disa kompani jo vetëm që arritën të qëndrojnë në këmbë, por edhe kanë lulëzuar. Duke përdorur të dhënat nga Kantar BrandZ, ky grafik rendit 100 markat më me vlerë të vitit 2021.

Metodologjia

Çdo vit, grupi kërkimor Kantar BrandZ rendit kompanitë bazuar në “vlerën e markës” së tyre, e cila matet nga:

Vlera totale financiare e një marke, që është kontributi financiar që marka i sjell kompanisë mëmë (vlera në $).

Shumëzuar me vlerën e saj proporcionale, të matur nga ndikimi proporcional i markave në shitjet e kompanisë mëmë (% e vlerës).

Rezultatet financiare më pas ndërthuren me të dhënat sasiore të sondazhit me mbi 170,000 konsumatorë globalë.

Vlera e përgjithshme e 100 markave kryesore të vitit 2021, u rrit me 42%, duke arritur një shumë totale prej 7 trilionë dollarësh. Në krye të listës është Amazon, me vlerë totale 683 miliardë dollarë.

Ky është viti i tretë radhazi që Amazon renditet e para në listë. Që nga renditja e vitit të kaluar, vlera e saj është rritur me 64%. Në vend të dytë është Apple, vlera e markës së të cilës është 612 miliardë dollarë.

Markat kryesore në listë janë kompani të mëdha teknologjike pasi pandemia nxiti konsumatorët drejt platformave online, si për blerje, ashtu edhe për argëtim. Disa platforma të rrjeteve sociale ishin gjithashtu në krye të listës, si Facebook, i cili u ngjit dy vende këtë vit, duke u renditur i gjashti, me vlerë 227 miliardë dollarë.

Instagram dhe TikTok ishin mbrapa Facebook për nga vlera totale e markës, por të dyja platformat shënuan rritje të jashtëzakonshme në krahasim me raportin e vitit të kaluar.

Disa faktorë kryesorë që janë shquar prej vitesh si kontribuuesit kryesorë në rritjen e vlerës së një marke, janë:

Të mëdhenjtë bëhen edhe më të mëdhenj

Shkalla e rritjes është e lidhur ngushtë me kapitalin e lartë të markës. Një markë e fortë ka të ngjarë të ketë më shumë rritje se një markë më e dobët, gjë që mund të shpjegojë pse kompani si Amazon dhe Apple, kanë qenë në gjendje të qëndrojnë në krye të listës për vite me radhë.

Marketingu bën ndryshimin

Strategjia e duhur e marketingut ka ndikim të madh dhe mund të ndihmojë edhe markat e vogla. Marketingu me lidhje emocionale, si krenaria ose popullariteti, ndikon më tepër në rritjen e vlerës së markës. Për shembull, në maj të vitit të kaluar, Nike u bëri thirrje konsumatorëve të ngrihen për barazinë, në një video me titull, “For once, just don’t do it”.

Investim i zgjuar

Nuk është i rëndësishëm vetëm zhvillimi i një strategjie efektive marketingu, por edhe ekzekutimi i asaj strategjie dhe investimi i vazhdueshëm në mënyra që përjetësojnë mesazhin e markës.

/Visual Capitalist/Monitor/

Të këshilluara

Tyga akuzohet për dhunë në familje

Një ndër reperët më të njohur, gjithashtu ish i dashuri i miliarderes Kylie Jenner është Tyga, i cili gjithmonë përfshihet në skandale të ndryshme por këtë herë...

13:45

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI