Flash

Tory Spelling kujton aktorin e ndjerë : Më shpëtoi nga një marrëdhënie abuzive

Lapsi.al 12 October 2021
Tory Spelling kujton aktorin e ndjerë : Më shpëtoi nga një

Tory Spelling, e njohur nga seriali “Beverly Hills 90210”,  ka kujtuar së fundmi, aktorin e ndjerë, Luke Perry.

Përmes rrjetit të saj social,Instagram, Tory ka publikuar foton e vjetër ku shihet me Luke dhe që ai e puth atë në faqe. "Gëzuar ditëlindjen për vëllain dhe mikun tim të dashur Luke… Më mungon shumë dhe nuk ka ditë që nuk të kujtoj. Ti ishe i veçantë në llojin tënd. Mbaj mend që të kam takuar në një periudhë të pasigurtë të adoleshencës time. Ti ishte djali i parë që më bëre të ndihem njerëzore, e sigurt dhe komediane. Si mik dhe vëlla i madh shkove dhe u zure ashpër për mua, kur isha në një marrëdhënie abuzive. Pastaj më fole për këto momente të pasigurta që i kalonin vajzat në adoleshencë. Ti kishe një mënyrë për ta bërë çdo njeri të ndihej i sigurt, i dëgjuar dhe i veçantë që në minutën e parë që të takonte. Energjia jote e pastër ishte një dashuri vetëmohuese. Më pëlqente të merrja mesazhe dhe telefonata që më pyesnin për fëmijët e mi dhe gjithmonë përfundonin me: ‘Daja Luka i do ata’. Si prind i vure gjithmonë Jack dhe Sophie të parët. Dy keqardhje kam. Ne kurrë nuk e bëmë atë natën familjare me taco të martën në shtëpinë tënde, (Kam dëgjuar që taco-t e tua ishin më të mirat) dhe se nuk mund ta përmbushja vizionin dhe ëndrrën tënde që kasti ynë të bënte atë film horror që kishe aq pasion për të bërë. Më fal që të dyja ato gjëra nuk kanë ndodhur kurrë. Sot dhe çdo ditë, të gjithëve na mungon dhe të mbajmë në zemrat tona. Ke lënë mjaft mbresa në këtë jetë Luke", ka shkruar aktorja në postim.Perry ndërroi jetë në vitin 2019 në moshën 52-vjeçare, vetëm disa ditë pasi pësoi një goditje në tru dhe u shtrua në spital. Aktori ishte i njohur për rolin e tij në serialin  “Beverly Hills 90210” dhe "Riverdale".

 

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI