Flash

Ritme të ngadalta të procesit të vaksinimit të studentëve në Universitetin e Elbasanit

Lapsi.al 12 October 2021
Ritme të ngadalta të procesit të vaksinimit të

Pavarësisht se Rektorati i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” i Elbasanit ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e procesit të vaksinimit të studentëve dhe personelit akademik, ky proces po vijon me ritme mjaft të ngadalta.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Kujdesit Shëndetësor është organizuar puna për mbarëvajtjen e këtij procesi duke u ngritur dy qendra vaksinimi kundër COVID-19, një qendër vaksinimi pranë Korpusit Kryesor ku ka nisur vaksinimi për rreth 4000 studentë të fakulteteve të Shkencave Humane, Shkencave Sociale, Shkencave të Natyrës dhe Fakultetit Ekonomik.

Qendra tjetër e vaksinimit është ngritur pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike ku do të vaksinohen rreth 2000 studentë. Personelit mjekësor i është dhënë lista me emrat e studentëve dhe ndërkohë UE ka vënë në dispozicion edhe personel administrative në ndihmë të procesit të vaksinimit. Vaksinimi do të vazhdojë nga ora 09.00 deri në orën 13.00 deri në datën 17 tetor.

Deri më tani 63% e personelit është vaksinuar me 2 doza, 13% me një dozë dhe 24% të pavaksinuar për arsye shëndetësore. Sipas burimeve zyrtare për sa i përket studentëve nga 1247 të pyetur rezulton se 19% janë vaksinuar me 2 doza, 20% me një dozë dhe 61% të pavaksinuar.

Lidhur me situatën aktuale të vaksinimit në UE rektori i këtij Universiteti, Prof, dr. Skënder Topi deklaroi se pritshmëritë për ecurinë e procesit të vaksinimit të studentëve janë të mëdha ndërkohë që aktualisht 63% e personelit deri tani është vaksinuar.

Nga ana tjetër konfirmohet se në ditën e parë të javës së vaksinimit pranë dy qendrave të vaksinimit ishin paraqitur vetëm 6 studentë. Ndërsa po kaq i paraqitën deri në orën 10:30 të ditës së dytë. Studentët shprehen se ata dëshirojnë të vaksinohen, por imponimin e kanë të vështirë ta pranojnë. Por të tjerë ju bëjnë thirrje bashkëmoshatarëve që të vaksinohen sepse kjo i shërben shëndetit të tyre dhe ecurisë së procesit mësimor.

UE ka bërë me dije se personeli dhe studentët duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit COVID-19 apo kartën e vaksinimit për të hyrë në mjediset e UE bazuar në urdhëresat përkatëse.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI