Flash

Reperi i njohur akuzohet për abuzim fizik nga ish-e dashura

Lapsi.al 12 October 2021
Reperi i njohur akuzohet për abuzim fizik nga ish-e dashura

Së fundmi, reperi i njohur Tyga është akuzuar për dhunë nga ish e dashura e tij, Camaryn Swanson.

Sipas ‘TMZ’, Swanson u shfaq në shtëpinë e Tyga-s në orën 3 të mëngjesit ditën e hënë. Një burim pranë reperit ka treguar se  Swanson mbërriti kundër dëshirës së reperit, ishte në dukje e dehur dhe po bërtiste në pragun e tij. Në atë moment ai e la atë të hynte dhe të fliste brenda. Mirëpo, Camaryn ka treguar në polici se Tyga u bë i dhunshëm me të në një moment dhe më pas bashkë me mamanë e saj raportuan incidentin në policinë e Los Angeles-it . Gjithashtu, përmes rrjetit social, Instagram, Swanson ka postuar disa foto të shenjave të dhunës në fytyrën e saj ."Unë jam aq e turpëruar dhe në siklet që duhej të arrija deri këtu, por unë duhet të flas për veten time", ka shkruar ajo.Nga ana tjetër , reperi ende nuk ka reaguar ndaj akuzave  por do të paraqitet sot në rajonin e policisë për t’u pyetur për ngjarjen.

 

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI