Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Marrveshja mes Princi William dhe Kate Middleton pak para martesës

Lapsi.al 12 October 2021
Marrveshja mes Princi William dhe Kate Middleton pak para martesës

Në vitin 2011, Princi William dhe Kate Middleton kryen ceremoninë e martesës së tyre në Londër në Westminster. Së fundmi, kanë dalë në dritë detaje të pazbuluara nga gazetari Andrew Pierce. Ky i fundit ka zbuluar se Kate duhej të bënte një marrëveshje me William për disa gjëra që lidheshin me jetën e tyre para martesës. Pierce tha se Dukesha e Kembrixhit ra dakord t’i bindej familjes mbretërore dhe që kurrë të mos shkaktonte telashe.

“Kate hyri në një marrëveshje Faustiane (një marrëveshje në të cilën një person i jep diçka me rëndësi të madhe diçkaje që ka një përfitim material). Ajo do të jetë e qetë, do të jetë e bindur, do të jetë ambicioze. Do të duket bukur. Ai do të bëjë gjënë e duhur.

Dhe nëse bëhet shumë e mërzitshme – shumë keq. Ajo do të bëjë një festë në Uells, do të ketë një darkë, do të bëjë një ngjarje bamirësie, do të jetë një grua që merr vaktin e saj. Por nuk do të trazojë ujërat. Ajo nuk do të informojë mediat. Ndryshe nga Diana, ajo nuk do të flasë me mediat drejtpërdrejt ose tërthorazi.”, ka thënë ai. Kujtojmë se më herët është bërë e ditur se çifti mbretëror, Kate dhe William po planifikojnë të lëvizin me qëllim që të jenë sa më afër mbretëreshës Elizabeth II. Këtë lajm e ka bërë të ditur një burim pranë tyre duke thënë se familja po vizitonte pronën, përfshirë Fort Belvedere, e vendosur në skajin jugor të Parkut Greater Windsor.

“Anmer Hall kishte kuptim ndërsa William ishte pilot helikopteri dhe ishte e dobishme për Krishtlindje në Sandringham, por në fakt ai nuk e bën më. Vendndodhja është shumë larg për fundjavat, kështu që Ëindsor është vendi i përsosur. Ata po kërkojnë mundësi për të jetuar në këtë zonë tani“, tha një burim pranë familjes mbretërore për “Daily Mail”.

Të këshilluara

Superman do të vij biseksual në librin e ri

Superman në numrin më të ri do të vijë ndryshe nga se jemi mësuar që ta shohim.DC Comics ka njoftuar se serinë e ardhshme të librit komik që do të dalë në 9 nën...

12:40

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI