Flash

"Kush është llumi i PD?"/ Basha: Nuk mbetemi peng i agjendave personale që kërkojnë ta kthejnë partinë në një bunker

Lapsi.al 12 October 2021
"Kush është llumi i PD?"/ Basha: Nuk mbetemi peng i

Pas komunikimit të djeshëm për shkarkimin e Flamur Nokës nga posti i zv.kryetarit të Komisionit të Sigurisë në Kuvend, Lulzim Basha ka dalë sot me disa akuza të tjera për deputetin demokrat. Nga selia blu, Basha tha se ne nuk mund të mbetemi peng i axhendave personale, sajesave dhe shpifjeve, që duan ta kthejnë PD në një bunker të axhendave personale. Kryedemokrati tha se PD-ja, që ka armik Ramën, nuk mund të përbaltet nga sajesa, shpifje dhe devijime.

“Zotit Noka i kanë komunikuar shkarkimin e tij nga detyra, nuk e kanë përjashtuar por paralajmëruar. Nuk mundet që PD që ka armikun e shqiptarëve Edi Ramën dhe regjimin e tij të mbahet peng nga sajesa shpifje dhe keqinformime që na devijojnë nga detyra jonë. Ne kemi lançuar iniciativa të shumta opozita dhe do të lançojmë të tjera, për të zhbërë dhe gërryer themelet e regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe nuk mund të mbetemi peng i agjendave personale që kërkojnë ta kthejnë PD në një bunker për interesa personale të kujtdo qofshin këto. Prandaj shtrembërime të tilla nuk do të tolerohen”, deklaroi Basha.

Të këshilluara

Përmirësohet situata e COVID në Kosovë

Situata e pandemisë ka shënuar përmirësime në ditët e fundit në Kosovë. Dje janë raportuar 2 viktima dhe 14 raste të reja me COVID. Kjo lidhet edhe me proces...

09:05

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI