Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Elon Musk ironizon publikisht Jeff Bezos

Lapsi.al 12 October 2021
Elon Musk ironizon publikisht Jeff Bezos
Pasuria personale e Elon Musk tani është 222 miliardë dollarë, duke ruajtur vendin e parë si personi më i pasur në botë dhe duke zgjeruar hendekun me vendin e dytë që e mban Jeff Bezos. Bezos e ndjek Musk me një pasuri prej 191.6 miliardë dollarë. Musk dhe Bezos - dy njerëzit më të pasur në tokë - janë përfshirë në një garë miliardere në hapësirë dhe veç kësaj, garojnë edhe për vendin e parë si njeriu më i pasur në botë. Por duket se rritja e pasurisë së Musk në një kohë rekord e la shumë pas Bezos. Dhe Musk nuk kishte si ta humbte rastin për të ironizuar publikisht Bezos. Bezos publikoi një postim në Twitter, ku përkrah një artikulli të vjetër në gazetë që fliste për dështimin e afërt të idesë së tij, ai shkruante: “Dëgjoni dhe jini të hapur, por mos lejoni që dikush t'ju thotë kush jeni. Kjo ishte vetëm një nga historitë e shumta që na tregonin të gjitha mënyrat se si do të dështonim. Sot, Amazon është një nga kompanitë më të suksesshme në botë dhe ka revolucionarizuar dy industri krejtësisht të ndryshme.” Poshtë këtij postimi, Musk komentoi një emoji me medaljen e vendit të dytë, duke theksuar se Bezos qëndron pas tij. Një koment që është marrë në formë shakaje nga shumë ndjekës të tyre, por nuk dimë si e ka interpretuar Bezos, i cili ka preferuar të mos e komentojë.

Të këshilluara

Përse është transformuar Tom Cruise

Tom Cruise është një ndër aktorët më të dashur për publikun, i cili edhe me kalimin e viteve vazhdon të jetë në listën A të botës së Hollywood-it. Së fundmi, ak...

13:39

Superman do të vij biseksual në librin e ri

Superman në numrin më të ri do të vijë ndryshe nga se jemi mësuar që ta shohim.DC Comics ka njoftuar se serinë e ardhshme të librit komik që do të dalë në 9 nën...

12:40

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI