Flash

Xhirimi i “Squid Game”shkakton probleme serioze për regjisorin Hwand Donk-hyuk

Lapsi.al 11 October 2021
Xhirimi i “Squid Game”shkakton probleme serioze për regjisorin

Regjisori Hwand Donk-hyuk ka folursë fundmi pë serialin e njohur 'Squid Game'.

Në një intervistë , regjisori ka zbuluar se puna e tij u refuzua për 10 vjet për shkak të konceptit të tij ‘të çuditshëm’. “Squid Game” nuk kishte mjaftueshëm fonde për t’u realizuar, por kur u krijuan kushtet dhe erdhi momenti për të xhiruar, Hwand e përshkruan si një nga vështirësitë më të mëdha të jetës së tij."Xhirimet kanë qenë shumë intensive. Stresi m’u shfaq në një formë fizike. Kam humbur 6 dhëmbë gjatë atyre ditëve. Ende nuk i kam zëvendësuar. Kam nevojë për implante, por nuk kam pasur kohë", u shpreh ai.

Gjithashtu, Hwand shpjegoi se si i lindi ideja e serialit."Duke u shndërruar në një të rritur, pyeta veten si do të ishte të ktheheshim edhe njëherë në lojërat e fëmijërisë? Kjo është një histori për humbësit, ata që luftojnë me sfidat e jetës së përditshme dhe mbeten pas, ndërsa fituesit triumfojnë. Është gjithashtu një histori personale. Dy personazhet kryesorë, Seong Gi-hun dhe Cho Sang-Woo, kanë emrat e dy shokëve të mi të fëmijërisë që janë klonët e mi të brendshëm. Ashtu si Gi-hun, unë u rrita nga një nënë beqare në një mjedis me probleme financiare në Ssangmun-dong. Ashtu si Sang-Woo, unë shkova në Universitetin Kombëtar të Seulit dhe e gjithë lagja ime ishte krenare për mua dhe kishte pritshmëri të larta nga unë", shpjegoi regjisori. "Squid Game",është një ‘thriller’ i mbijetesës i vendosur në Seulin e sotëm, ku një grup prej 456 personash janë të ftuar të luajnë një seri lojërash për fëmijë me mundësinë për të fituar një shumë të madhe parash por nëse humbin në lojë, humbin jetën.

 

Të këshilluara

Adele : Jam e varur nga palestra

Këngëtarja e njohur ,Adele, ka folur së fundmi për jetën e saj personale. Në një intervistë për 'Vogue', Adele  zbuloi se kishte krijuar varësi ndaj stërvitj...

18:00

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI