Flash

Specialja pyet policinë e Kosovës: Keni kapacitet për të siguruar mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Lapsi.al 11 October 2021
Specialja pyet policinë e Kosovës: Keni kapacitet për të

Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Speciale, Nicolas Guillou e ka urdhëruar Policinë e Kosovës që të japë informacione të detajuara lidhur me aftësinë e saj për ta garantuar sigurinë e mjaftueshme në rast të lirimit me kusht të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë, raporton Gazeta Express.

Avokatët e ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi kanë kërkuar që klientët e tyre të mbrohen në liri, duke kërkuar nga Policia e Kosovës që ta “garantojë” këtë.

“Gjykatësi i procedurës paraprake në këtë mënyrë: URDHËRON Policinë e Kosovës, në lidhje me ndonjë departament tjetër dhe/ose autoritetet në Kosovë nëse është e nevojshme, të sigurojë informacionin e detajuar në Shtojcën e këtij urdhri brenda dy javësh nga njoftimi”, thuhet në vendimin e marrë të premten, e që është publikuar tash së fundmi.

Më 25 qershor dhe 2 korrik, gjykatës i procedurës paraprake urdhëroi vazhdimin e paraburgimit për katër ish-krerët e UÇK-së.

Më 1 tetor, Gjykata e Apelit brenda Speciales nxori vendimet mbi ankesat e të akuzuarve kundër vendimeve të gjykatësit të procedurës paraprake, që urdhëroni për herë të dytë vazhdimin paraburgimit.

Apeli, ndër të tjera, i ktheu këto vendime te gjykatësi i procedurës paraprake për shqyrtim të mëtejshëm në mënyrë që ai të vlerësojë nëse Policia e Kosovës mund t’i zbatojë në mënyrë efektive kushtet e propozuara nga të akuzuarit ose çdo kusht tjetër të identifikuar nga ai si i nevojshëm për “zbutjen e rreziqeve të identifikuara”, e që kanë të bëjnë me lirimin e tyre me kusht.

Për këtë çështje, Ben Emmerson, avokat i Kadri Veselit, kërkoi nga gjykatësi i procedurës paraprake që ta lëshonte këtë urdhër.

“Gjykatësi i procedurës paraprake urdhëron Policinë e Kosovës që, siç specifikohet më tej në Shtojcën e këtij Urdhri, të japë informacion në lidhje me: (i) autoritetin dhe aftësinë e Policisë së Kosovës për t’i kufizuar lëvizjet e individëve që i nënshtrohen lirimit me kusht, monitorimit dhe kufizimit të individëve të tillë”, thuhet ndër tjerash në arsyetimin e vendimit.

Përveç kësaj, Policia e Kosovës mund të japë çdo informacion shtesë që konsiderohet i rëndësishëm në lidhje me zbatimin e lirimit me kusht të ish-krerëve të UÇK-së.

“Policia e Kosovës do të lidhet me çdo departament dhe/ose autoritet tjetër në Kosovë nëse është e nevojshme për të siguruar informacionin e kërkuar. Çdo pengesë teknike, logjistike ose ndonjë pengesë tjetër që e pengon ekzekutimin e duhur të Urdhrit do ngrihet menjëherë”, thuhet në vendim.

Javën e kaluar, Policia e Kosovës është shprehur e gatshme t’i zbatojë urdhrat nga Dhomat e Specializuara, nëse një gjë e tillë i kërkohet. Kështu kanë thënë në një përgjigje për Gazetën Express të mërkurën e javës së kaluar.

“Policia e Kosovës është e përkushtuar të përmbushë të gjitha obligimet ligjore sipas mandatit të saj dhe ka të gjitha kapacitetet të përmbushë të gjitha detyrat dhe përgjegjësite, sipas kërkesës nga zyra e prokurorit, gjykata apo dhomat e specializuara”, u tha në përgjigjen e Policisë.

Policia theksoi se “pjesë e detyrave dhe e funksionimit tonë të rregulltë, është mbikqyrja e implementimit të kushteve të vendosura për lirimin e përkohshem të personave të akuzuar, në pritje të procesit gjyqësor.” /Express

Të këshilluara

Shpallen fituesit e Çmimit Nobel në Ekonomi

Çmimi Nobel në Ekonomi për vitin 2021 iu dha të Hënën tre ekonomistëve David Card, Joshua Angrist dhe Guido Imbens. Card u njoh për kontributet e tij në ekonomi...

13:46

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI