Flash

Prince Andrew një kërcënim për monarkinë pas skandalit seksual

Lapsi.al 11 October 2021
Prince Andrew një kërcënim për monarkinë pas skandalit

Princi Andrew mund të qëndrojë për një përjetësi i distancuar totalisht nga jeta publike. Burime mbretëore bëjnë me dije se princi – i cili po përballet me akuza për abuzim seksual dhe një padi, që kanë turpëruar familjen mbretërore – nuk do të lejohet kurrë t’i kthehet jetën së tij publike.

Vëllezërit dhe motrat e turpëruara, Princi Charles, Princi Edward dhe Princesha Anne, i kanë "mbyllur derën" vëllait të tyre, sipas Sunday Times.

"Nuk ka asnjë mënyrë në botë që ai të kthehet ndonjëherë, familja nuk do ta lejojë kurrë të ndodhë," -tha një burim për Sunday Times.

Një burim tjetër tha për The Sun se "nëntë muaj më parë Charles, Anne dhe Edward patën një takim dhe ranë dakord se nuk kishte rrugë kthimi për të.”

Andrew nuk po merr asnjë mbështetje as nga nipërit e tij.

"William nuk është fans i xhaxhait të tij, Andrew," tha një burim tjetër për gazetën, i cili shtoi se Princi William e konsideron xhaxhain e tij një "kërcënim për familjen".

Andrew është fshehur në Balmoral Estate të Mbretëreshës Elizabeth në një përpjekje për të shpëtuar nga akuzat e Virginia Roberts Giuffre, e cila pretendon se ai e përdhunoi dhe e sulmoi seksualisht kur ajo ishte nën 18 vjeçe, me urdhër të pedofilit Jeffrey Epstein, me të cilin Andrew ka pasur një miqësi të ngushtë.

Të këshilluara

Adele : Jam e varur nga palestra

Këngëtarja e njohur ,Adele, ka folur së fundmi për jetën e saj personale. Në një intervistë për 'Vogue', Adele  zbuloi se kishte krijuar varësi ndaj stërvitj...

18:00

"Peaky Blinders" së shpejti film

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se seriali i njohur “Peaky Blinders ” do të bëhet film. Sipas "Variety", xhirimet për filmin do të nisin pas përfundi...

14:27

Britney Spears, së shpejti me një libër

Këngëtarja,Britney Spears ka zbuluar së fundmi se po shkruan një libër. Përmes rrjetit të saj social,Instagram,Britney postoi një imazh të një dore që mbante...

11:23

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI