Flash

Përse nuk u pëlqye filmi dedikuar Lady Dianës

Lapsi.al 11 October 2021
Përse nuk u pëlqye filmi dedikuar Lady Dianës

Ekspertët e Pallatit Mbretëror kanë shumë rezerva për filmin e ri që i dedikohet Lady Dianas, rolin e së cilës e luan aktorja Kristen Stewart. Sipas tyre, filmi i heq princeshës së ndjerë Diana respektin dhe dinjitetin. “Spencer” e portretizon Dianën si një grua emocionalisht të paqëndrueshme, të thyer, e cila lëndon veten para djalit William.

Ekspertët theksojnë faktin se djemtë e së ndjerës, William dhe Harry, do të shqetësohen nga skenat ku tregohet se si Diana ndërroi jetë në një aksident automobilistik në Paris.

Në pjesë të tjera të filmit detajohet bulimia dhe përjetimi i haluçinacione për vdekjen e saj. “Është vërtet mizore ta portretizosh kështu. Krejt e panevojshme. William dhe Harry do të zemërohen shumë dhe do të lëndohen për këtë”,- tha Ingrid Seward, pjesëtare e stafit të Familjes Mbretërore.

Në film, princesha e popullit, Diana, përpiqet që të kapërcejë ndjesitë e saj negative. E veshur me fustane mahnitëse dhe kostume markash, në film Diana largohet gjithnjë e më shumë nga detyrimet emocionale dhe paparacët e pamëshirshëm.

Filmi ‘Spencer’ nga ‘Neon’ dhe ‘Topic Studios’, do të dalë në kinema më 5 nëntor. Skenari u shkrua nga krijuesi i ‘Peaky Blinders’, Steven Knight.

Të këshilluara

Adele : Jam e varur nga palestra

Këngëtarja e njohur ,Adele, ka folur së fundmi për jetën e saj personale. Në një intervistë për 'Vogue', Adele  zbuloi se kishte krijuar varësi ndaj stërvitj...

18:00

"Peaky Blinders" së shpejti film

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se seriali i njohur “Peaky Blinders ” do të bëhet film. Sipas "Variety", xhirimet për filmin do të nisin pas përfundi...

14:27

Britney Spears, së shpejti me një libër

Këngëtarja,Britney Spears ka zbuluar së fundmi se po shkruan një libër. Përmes rrjetit të saj social,Instagram,Britney postoi një imazh të një dore që mbante...

11:23

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI