Flash

Olivier Rousteing rrëfen djegien që pësoi disa muaj më parë

Lapsi.al 11 October 2021
Olivier Rousteing rrëfen djegien që pësoi disa muaj më

Stilisti i famshëm francez, Olivier Rousteing ka zbuluar se u plagos gjatë një aksidenti në shtëpinë e tij vitin e kaluar, duke ndarë një fotografi të tij të fashuar thuajse në gjithë trupin dhe me djegie në fytyrë. Rousteing, i cili është drejtori krijues i shtëpisë së modës Balmain, ndau publikisht lajmin për herë të parë, në një postim në Instagram të shtunën.

"Pikërisht një vit më parë, oxhaku brenda shtëpisë sime shpërtheu," shkroi ai.

Ai u zgjua të nesërmen në Hôpital Saint Louis në Paris dhe që atëherë është duke u shëruar nga plagët e marra. Rousteing tha se pasiguritë e tij dhe "obsesioni i modës për përsosmërinë" kishin bërë që ai të mos zbulonte gjithçka më parë.

"Të jem i sinqertë, nuk jam vërtet i sigurt pse më vinte kaq turp," shkroi ai.

Ndërsa po shërohej, ai i kishte fshehur plagët me veshje me mëngë të gjata dhe me bizhuteri gjatë intervistave.

"Tani, një vit më vonë - i shëruar, i lumtur dhe i shëndetshëm," shkroi ai.

Ai falënderoi stafin mjekësor që e kishte trajtuar pavarësisht se po merrej me një numër të jashtëzakonshëm të rasteve të Covid në të njëjtën kohë. Stilisti tregoi gjithashtu se sa me fat ndihej tani.

"Ka gjithmonë diell pas stuhisë," -citoi ai.

Stilistë të modës, modele dhe të famshëm të tjerë ofruan mbështetjen e tyre në përgjigje të postimit të Rousteing.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI