Flash

Ekspertët mjekësor të shqetësuar për shëndetin e Adele

Lapsi.al 11 October 2021
Ekspertët mjekësor të shqetësuar për shëndetin e

Gjatë një interviste me British Vogue, Adele ka folur për regjimin e saj të stërvitjes. Ajo shpjegoi se e shtoi rutinën e saj të stërvitjes vitet e fundit, si një mënyrë për të monitoruar mirëqenien e saj të përgjithshme.

Por disa ekspertë të mjekësisë e kanë etiketuar këtë regjim si të tepruar.

"Ishte për shkak të ankthit tim," tha ajo. "Duke u ushtruar, thjesht ndihesha më mirë. Nuk kishte të bënte me humbjen e peshës, por ishte që të bëhesha e fortë dhe t’i jepja vetes sa më shumë kohë çdo ditë pa telefon. Unë u bëra mjaft e varur nga ajo gjë. Ushtrohem dy ose tri herë në ditë.”

Kur u pyet se nga se përbëhet rutina e saj, këngëtarja u përgjigj:

"Bëj peshat në mëngjes, pastaj bëj shëtitje ose boks pasdite dhe pastaj shkoj dhe bëj kardio gjatë natës. Isha e papunë kur e bëja këtë rutinë. Dhe e bëj me trajnerë."

Mirëpo, ekspertët mjekësorë pohojnë se stërvitja 2 ose 3 herë në ditë mund të jetë e dëmshme dhe të paraqesë disa rreziqe afatgjata shëndetësore.

"Ruajtja e një rutine të moderuar të stërvitjes është një komponent thelbësor i udhëheqjes së një jetese të shëndetshme," tha shefi mjekësor i WebMD, John Whyte, për The New York Post. "Por të ushtrohesh 2 deri në 3 herë në ditë është e tepruar."

Whyte shtoi se stërvitja e tepërt mund të sjellë lëndime.

"Kur ushtrohemi, ne stresojmë muskujt, kockat dhe organet tona," tha ai. "Dhe nëse nuk u japim këtyre pjesëve të trupit tonë një shans për t'u shëruar pas përdorimit, funksioni i tyre mund të fillojë të përkeqësohet. Kur e teproni me palestrën, kjo streson trupin dhe muskujt tuaj. Trupi juaj pastaj prodhon kortizol në përgjigje të atij stresi kronik. Dhe nivelet e larta të kortizolit mund të shtypin aftësinë e sistemit imunitar për të shmangur sëmundjet."

Të këshilluara

Adele : Jam e varur nga palestra

Këngëtarja e njohur ,Adele, ka folur së fundmi për jetën e saj personale. Në një intervistë për 'Vogue', Adele  zbuloi se kishte krijuar varësi ndaj stërvitj...

18:00

"Peaky Blinders" së shpejti film

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se seriali i njohur “Peaky Blinders ” do të bëhet film. Sipas "Variety", xhirimet për filmin do të nisin pas përfundi...

14:27

Britney Spears, së shpejti me një libër

Këngëtarja,Britney Spears ka zbuluar së fundmi se po shkruan një libër. Përmes rrjetit të saj social,Instagram,Britney postoi një imazh të një dore që mbante...

11:23

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI