Flash

U përfshi në një sherr mes të rinjve dhe nxori armën e shërbimit, procedohet polici në Korçë

Lapsi.al 10 October 2021
U përfshi në një sherr mes të rinjve dhe nxori armën e

Një efektiv policie në Korçë është proceduar penalisht, pasi është përfshirë në një sherr mes një grupi të rinjsh. Ngjarja ndodhi dje në Korçë.

Sipas njoftimit të Shërbimeve për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave, polici me inicialet E. J., 21 vjeç, gjatë kohës që ka qenë jashtë shërbimit, është përfshirë në konflikt ku ka nxjerrë armën e shërbimit. Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se shtetasi me inicialet A. K., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjete të forta shtetasin E. Sh., 23 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Efektivi 21-vjeçar akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Ndërsa një 22-vjeçar me inicialet A.K., është proceduar për plagosjen e një të riu tjetër.

"Në vijim të informacionit paraprak datë 09.10.2021, i cili bën fjalë për një konflikt të ndodhur në lagjen nr. 17, Korçë, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) filluan procedimin penal për veprën “Plagosja e lehtë me dashje”, për shtetasin A. K., 22 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Devoll dhe për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” për shtetasin E. J., 21 vjeç, banues në Korçë (me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit Korçë).

Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se shtetasi A. K., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjete të forta shtetasin E. Sh., 23 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa punonjësi i policisë, E. J., duke qenë jashtë shërbimit, është përfshirë në këtë konflikt ku ka nxjerrë armën e shërbimit, pa u prezantuar si punonjës policie dhe gjithashtu nuk ka kryer raportimin e ngjarjes. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Sherri u regjistrua një ditë më parë rreth orës 17:20, në lagjen nr. 17, në rrugën “Muzakajt”. I plagosuri ndodhet ende në spital por jashtë rrezikut për jetën", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI