Flash

Kosova vendosi masa anti-damping ndaj Serbisë, reagon Petkoviç

Lapsi.al 10 October 2021
Kosova vendosi masa anti-damping ndaj Serbisë, reagon Petkoviç

Drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, Petar Petkoviç, ka reaguar pasi Kosova ka vendosur për masën anti-damping, duke thënë se është kundër dispozitave të CEFTA-s. Petkoviç tha se nuk është hera e parë që Republika e Kosovës “vepron kundër rregullave të tregtisë”, raporton agjencia e lajmeve serbe Tanjug.

“As Beogradi nuk pati mundësinë të deklarojë dhe ofrojë argumentet e tij mbi masat anti-damping, siç parashikohet në nenin 22 të marrëveshjes CEFTA, as nuk u informuam për masat përmes mekanizmit CEFTA, por përmes mediave.”, -tha Petkoviç. Ministrja e Industrisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka njoftuar se kanë marrë dy vendime për masa mbrojtëse antidamping ndaj disa produkteve nga Serbia.

Në një konferencë për media të premten, Hajdari bëri të ditur se njëri vendim cakton masën antidamping prej 3 centë për kilogramë në importin e koncentratit të kafshëve dhe shpezëve nga Serbia. Nga ana tjetër, vendimi tjetër cakton një masë antidamping prej 3 centë për njësitë e bllokut ndërtimor me origjinë nga Serbia. Sipas saj, dy vendimet janë marrë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, teksa shton se kanë pasur edhe hetime paraprake për këtë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI